Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Tekniku italian largohet nga skuadra e Serisë A në fund të sezonit, ja emri…

Tekniku Klaudio Ranieri do të largohet nga drejtimi i Sampdorias këtë verë. Lajmin e bëri të ditur “Sky Sports” e cila shkruan se ka qenë vetë tekniku i cili ua ka përcjellë mesazhin futbollistëve dhe stafit duke u larguar pas dy vitesh në stolin e xhenovezëve.

Ranieri mori drejtimin e Sampdoria dy vite më parë duke arritur të bëjë mjaft mirë me ekipin.

Në dy sezonet, skuadra xhenoveze siguroi mbijetesën më herët se çdo skuadër dhe këtë sezon u rendit në vendin e 9-të ku sipër saj qëndronin vetëm skuadrat e mëdha në Itali dhe Sasuolo e cila u cilësua si surpriza e kampionatit.
Sipas mediave italiane, arsyeja e largimit të Ranierit nuk është për arsye ekonomike, por sepse vetë tekniku po kërkon një eksperiencë të re më stimuluese për të ardhmen.

Related posts

E HABITSHME/ Kundërshtari i REAL Madrid ka pasur Petr CECH si SULMUES

Isa.Autor

E PABESUESHME NË KAMPIONATIN PORTUGEZ/ Arbitri ndal ndeshjen për të shkuar në tualet (VIDEO)

Delo.autor

Newcastle kërkon huazimin e Ramirez nga Evertoni, gati transferimi në qershor

Q.Autor

Leave a Comment