Futboll Sport

“MESSI LOJTARI MË I MIRË NË HISTORI”/ Deklarata e bujshme nga…

 

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas thotë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në histori.

FIFA shpërbleu Lionel Messi me çmimin “The Best”, si lojtari më i mirë i vitit 2019. Ky vendim ka krijuar shumë polemika, sidomos nga tifozët e Cristiano Ronaldos.

Ky ishte çmimi i parë individual për Messin që nga “Topi i Artë” i vitit 2015.

“Ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve. Ne jemi me fat që e kemi atë në La Liga. Nuk mund ta imagjinoj një ligë pa Messin. Ai ka lindur në ligën spanjolle dhe shpresoj se do ta mbyllë karrierën këtu”, ka thënë Tebas për argjentinasin.

Ndeshja e parë e Lionel Messit si titullar këtë sezon për Barcelonën zgjati vetëm 45 minuta pasi që argjentinasi u detyrua të largohet nga fusha për shkak të një dëmtimi.

1 / 1

© SYRI.net

Related posts

ARGJENTINA NUK E GRUMBULLOI/ Shtatë gola gjatë një muaji, shpallet lojtari i muajit në Premier League…

Delo.autor

Amir Bilali kërcënon Kamzën dhe zbulon të ardhmen

Sadik.Autor

Mourinho bërtet? Aspak, lojtari i tij thotë se është “COOL”

F.autor

Leave a Comment