Futboll Sport

MOMENTE FRIKE NË KOLUMBI/ Tifozët hedhin thikë në fushën e lojës (FOTO)

Gjatë ndeshjes mes Independiente Medelin dhe Milionaros, tifozët kanë hedhur një thikë në fushën e lojës. Edhe pse asnjë lojtar nuk është dëmtuar, frika ka mbizotëruar në stadium.

Në “Atanasio Girardot” në Medelin, të shtunën në ndeshjen mes dy skuadrave, të vlefshme për kampionat, janë kaluar disa momente të frikshme.

Pas golit të Zapatës që vendosi sfidën në favor të Milionaros, tifozët vendas hodhën një thikë në fushë, duke rënë befasishëm afër lojtarëve miq.

Thika ra afër mesfushorit mik David Makalister Silva, i cili mori thikën dhe ia tregoi gjyqtarit. Kjo nuk është hera e parë që mbështetësit e Medelin hedhin sende në fushë, pasi kohë më parë kanë hedhur në fushën e lojës shiringa të mbushura me gjak.

Related posts

ISH-MBROJTËSI I CHELSEAT SULMON SARRIN/ Jamie Carragher: Ofron paraqitje të turpshme, bën që kundërshtari të…

Delo.autor

ZYRTARE/ Futbollisti shqiptar nis aventurën e re, transferohet në kampionatin rus

Delo.autor

MOTI I KEQ NË ANGLI/ Makina 300 mijë euroshe e Pogbas goditet nga pema (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment