Futboll Seria A Sport

ISHIN DY OBJEKTIVAT E MERKATOS SË VERËS/ Ja arsyet pse Napoli dështoi të blinte Icardin dhe James Rodriguez

Carlo Ancelotti pranoi se James Rodriguez dhe Mauro Icardi ishin dy objektiva të merkatos verore të Napolit, teksa në një intervistë për mediat napolitane tregoi edhe arsyet pse dështuan këto dy negociata paralele.

“Po kërkonim disa sulmues dhe njëri prej tyre ishte edhe Icardi. Natyrisht që ishim të gatshëm ta transferonim në Napoli, por që një marrëveshje të mbyllet me sukses, duhet që të gjithë palët të jenë dakord. Sa i përket James, hasëm në rezistencën e fortë të Realit të Madridit, që fillimisht kërkoi shumë dhe më pas e hoqi nga lista e lojtarëve që do të shiteshin”, shpjegoi Ancelotti.

Related posts

NDESHJA E PARË E KAMPIONATIT/ Hazard dhe Asensio të dëmtuar, Zidane me sytë nga dyshja braziliane…

Delo.autor

KONFLIKT BRENDA KLUBIT/ Sherr në qendrën stërvitore, ylli i Premier League arrestohet nga policia

Delo.autor

PRAPASKENA E BUJSHME/ “Hiqini duart nga trajneri ynë”, Tirana i bën bllokadë Nigërisë për Egbo

Delo.autor

Leave a Comment