Moto GP Sport

MOTO GP/ Marc Marquez i mohon fitoren francezit Quartararo, titulli formalitet

Marc Marquez spektakolar. Piloti spanjoll i Honda koleksionoi në Misano, në Çmimin e Madh të San Marinos, fitoren e shtatë sezonale, çka e afron edhe më shumë me triumfin përfundimtar në MotoGP.

Marquez i mohoi fitoren e parë sezonale francezit Fabio Quartararo, i cili udhëhoqi thuajse gjatë gjithë garës, për t’u parakaluar nga spanjolli pikërisht në xhiron e fundit. U ngjit në podium edhe Maverick Vinales, në vendin e tretë, duke lënë pas shokun e skuadrës Valentino Rossi. Mbërriti i pesti në finish Franco Morbidelli, që i parapriu Andrea Doviziosos.

Në renditjen e përgjithshme Marc Marquez (275 pikë) thellon diferencën me ndjekësin më të afërt, Dovizioso (182 pikë). Sa u përket skuadrave, Honda kryeson me 281 pikë, e ndjekur nga Ducati me 221 pikë e Yamaha me 215 pikë.

Related posts

A DO TË VAZHDONI SËRISH ME KOMBËTAREN? Ja si përgjigjet lojtari i Tiranës

Delo.autor

E BUJSHME/ Keidi Bare gati të ndryshojë ekip, pranë kalimit te skuadra tjetër spanjolle

Delo.autor

E konfirmon gazetari i “Sky”-it: Higuain iu përgjërua Juves për të mos ikur

Isa.Autor

Leave a Comment