Futboll Kategoria Superiore Sport

“NDOSHTA ARBITRI MË SOLLI TERS”/ Flet trajneri Mema pas humbjes: Më vjen keq për tifozët, jo për…

Trajneri i Tiranës, Ardjan Mema, ka folur për mikrofonin e “Supersport”, pas humbjes 1-2 të skuadrës së tij në derbi ndaj Partizanit. Tekniku padyshim nuk ishte i kënaqur me këtë rezultat dhe  mendon se ekipi i tij e ka falur ndeshjen.

Humbja nga episodet? “Më vjen keq sepse luajtëm shumë mirë. Por, në ndeshjet e forta këto episode e vendosin ndeshjen. Falëm ndeshjen dhe nuk e fitoj Partizani”.

Formacioni? “Si mënyrë loje do ishte e njejtë, por mund të kisha ndryhuar ndonjë lojtar”.

Torasa dhe qendra e mbrojtjes? Po ta marrësh lojën në total, nuk ka luajtur keq. Duhet parë edhe kur ndryshon pozicion dhe kam pasur problem me Imamin dhe ka qenë i dënuar por e kam pasur në stol. Ka qenë zgjedhje para ndeshjes sepse pas e bëjmë të gjithë analizën. Vetëm një pasim të gjatë, Vangjeli ka humbur kundërshtarin. Ka pasur momente normale me dyluftime gjatë ndeshjes dhe njëherë fiton mbrojtësi, e një herë sulmuesi”.

Modifikime në pozicione? “Ekipi është i ndërtuar mirë dhe luan një futboll të mirë, pavarësisht kësaj ndeshje. Kemi pësuar dy humbje ndaj dy rivalevë. Por, problematika ka qenë se janë falur ndeshjet se sa është luajtur keq”.

Ndeshjet direkte? “Të dyja ndeshjet, ka pasur dy momente që ne kemi verpuar shumë keq në mbulime dhe markime. Deri në momentin që Kërçiku u përpala me Torasën çdo gjë ishte për ne. Duhet t’i thërrasim mendjes dhe të vazhdojmë”.

Loja  e mirë? “Për lojën më të mirë, është shumë herët të flasësh. Pikët aty janë dhe do të shohim  në javët në vazhdim.

Bluza që ndëruat? “Unë jam shumë supersticioz, ndoshta mund të ketë qenë dhe arbitri që më solli ters (qesh)”.

5 vite pa fituar derbi? “Ekipi ka forcën e duhur. Ekipi më është dukur shumë i motivuar. Unë nuk kam bërë një analizë psikologjike, nuk ndjej keqardhje për veten time, por vetëm për tifozat”.

Related posts

RONALDO NË GJURMËT E “KËPUCËS SË ARTË”/ 6 ndeshje në dispozicion për të arritur Levandovskin

Delo.autor

Zvicër-Serbia, “finalja” për një vend në raundin e ardhshëm të Botërorit

Sadik.Autor

Bentancur: Dybala është shkëndija e ekipit, jemi të lumtur që është kthyer

Q.Autor

Leave a Comment