Futboll Kategoria Superiore Sport

“DY EKIPET DHANË MAKSIMUMIN”/ Flet presidenti Duka: Incidenti para ndeshjes i shëmtuar, uroj të…

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ishte i pranishëm në “Selman Stërmasi” për të ndjekur derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Në prononcimin pas ndeshjes, Duka foli për mediat, teksa dha komentin e tij edhe në lidhje sherrin masiv para takimit.

“Dy ekipet dhanë maksimumin. Ishte një stadium që ishte i mbushur. Shpresoj të jenë kënaqur me lojën. Derbit janë të vështira për të arritur rezultate.

Nuk e kam parë sherrin, pashë komentet e mediave më vonë, para se të vija në stadium. Janë gjëra që nuk duhet të njohin, jo vetëm në futboll. Njerëzit dhe të mendojnë për veprimet që bëjnë, gjesti para lojës ishte shumë i shëmtuar.

Futbolli luhet në fushë dhe duhet ta bëjnë aktorët. Organizimi nuk ishte i keq, por duhet të eliminojmë këto ngjarje, që janë të shpeshta në derbi, por jo vetëm një Shqipëri. E përsëris uroj që të jenë kënaqur gjithë spektatorët dhe besoj se kjo ishte një panoramë pozitive”,  u shpreh Duka.

Related posts

RIKTHIM PAS DEKADASH/ Kongo dhe Iraku skuadrat e fundit të kualifikuara në Botëror

F.autor

Ze MARIA “prek” me mesazhin e fundit: Faleminderit nga zemra TIRONA, do të jem një tifoz i juaji

Isa.Autor

Botërori 2026/ Maroku ose SHBA-të, FIFA vendos një zgjidhje të tretë

Sadik.Autor

Leave a Comment