Futboll Sport

“NË ATË MOMENT…”/ Cana flet për ndeshjen e Beogradit: Nëse dikush sulmonte shokët tanë, do të…

Kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana është rikthyer të flasë për ndeshjen kundër Serbisë në Beograd me 14 tetor të vitit 2014.

Në një intervistë për prestigjiozen franceze, “So Foot”, futbollisti gjakovar ka zbuluar shumë gjëra rreth karrierës së tij dhe Shqipërisë.

“Ne e nisëm fushatën eliminatore duke mundur Portugalinë, në atë që mbetet humbja e vetme e Portugalisë deri në fitoren e tyre në Euro 2016. Armiqësinë në Serbi e kishim pritur që në momentin e shortit, por në asnjë moment nuk e kishim menduar se do të ishim në rrezik fizik në një fushë futbolli. Tifozët serbë na sulmuan në fushë, ishte thuajse diçka joreale”, ka thënë Cana.

Çfarë ju kalonte në mendje në ato momente? A ishit të frikësuar?

“Aspak. Në atë moment reagon në mënyrë natyrale. Ne kishim një bashkëpunim mes nesh aq të madh sa që nëse dikush sulmonte një prej vëllezërve tanë, kishe si refleks ta mbroje. Vetëm më vonë e kuptuam që mund të kishte shkuar më keq. Fatmirësisht, nuk kishte dëmtime serioze”, shtoi ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare.

36-vjeçari i dha fund karrierës në futbollin aktiv në vitin 2016. Cana gjatë karrierës së tij ka luajtur me klube të njohura evropiane si, PSG, Marseille, Sunderland, Galatasaray e Lazio.

 

Related posts

PAS ZYRTARIZIMIT/ Boateng: Isha gati të vija në këmbë këtu, jo më me avion

Delo.autor

LIVE/ Në avantazh Vllaznia ndaj Kamzës, Zhunior gjen golin (VIDEO)

Delo.autor

FYEN GJYQTARËT NË DERBIN E TORINOS/ Merret vednimi për Nedved dhe Paratici, ja ndëshkimi për dy zyrtarët e lartë të Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment