Futboll Seria A Sport

“NUK KA GJETUR DASHURINË E JETËS”/ Rebiç, beqari që u martua me “Djallin”. Kroati gati të ngrejë Milanin (FOTO)

Ante Rebiç nuk është një tip i thjeshtë. Është i vendosur, thotë atë që mendon dhe nuk ka gjetur ende njeriun e jetës, diçka jo fort e zakontë për një thuajse 26-vjeçar (i mbush ditën e derbit) që luan në nivele të larta. I shpejtë në fushë dhe misterioz jashtë saj, Rebiç nuk mundi t’i shpëtonte merkatos dhe sidomos Milanit. Ambicie e madhe në proporcion me atë kuqezi, teksa Boban garanton për profesionalizmin e djaloshit të lindur në Split.

Ante Rebic

 KARAKTERISTIKA

Mbase Ante nuk ka këmbët e sofistikuara të shumë bashkëkombësve të tij të njohur, por ka fizik. Përveç shpejtësisë dallohet për fuqinë e tij. Në një 4-3-3-sh të mundshëm do të ishte një sulmues i majtë i përsosur, teksa mbetet ende për t’u kuptuar roli që do të kishte në 4-3-1-2 e Marko Xhampaolos. Nëse pyet Zlatko Daliçin, trajnerin e Kroacisë, fjalët për Rebiçin do të ishin më se pozitive. Është pikërisht ish-trajneri i Dinamos që e shndërroi 25- vjeçarin në një lojtar kyç të formacionit të nënkampionëve të botës. Daliçit në Botëror i mungonin disa futbollistë për ndeshjen me Meksikën dhe ai zgjodhi Rebiçin për të mos e zëvendësuar më kurrë deri në fund të aventurës ruse.

Ante Rebic Milan

AMBICIE

Ante e ka të qartë objektivin dhe nuk humb kohë. Për më shumë informacione, mjafton të kujtojmë se si Kroacia e “shtypi” Argjentinën e Mesit një vit më parë. Kaos në zonën argjentinase dhe topi përfundon në këmbët e Rebiçit. Çdo lojtar do ta kishte ndalur sferën për të goditur, ndërsa sulmuesi i ri i Milanit vendos të godasë fluturimthi për të firmosur avantazhin kroat. Ishte i pari nga tre golat e Kroacisë, por edhe pse koha ka kaluar, Daliç vijon të shohë te Rebiç një shtyllë të kombëtares së tij.

Boban -Rebic - Maldini

Të premten e kaluar ndaj Sllovakisë, kroatët nuk shkëlqyen, e megjithatë goli i Perisiçit erdhi me asist të Rebiçit. Të dy janë shumë miq, por sulmuesi kuqezi preferon të përqendrohet. Edhe kur miku e ngacmoi për të folur italisht, Rebiç e ndali intervistën për të shkuar pa dhënë asnjë koment në dhomat e zhveshjes. Qejfmbetje? Edhe mbase, por pas përvojave italiane me Fiorentinën e Veronën, Rebiç kërkon t’ua ndryshojë mendjen skeptikëve të Serisë A. Kjo lloj qasjeje është treguesi më i rëndësishëm. I vetmi që ka rëndësi. Në cilëndo gjuhë.

Related posts

NJIHET PËR LINJAT E SAJ SEKSI/ Ish-partnerja e Horge Lorencos nuk përmbahet, poston poza e zhveshur (FOTO)

Delo.autor

Cesc Fabregas: Mund ta eliminojmë Barcelonën

Q.Autor

PAS EMËRIMIT I SOLSKJAER/ “DJAJTË E KUQ” i vë syrin mesfushorit të Juventusit

Isa.Autor

Leave a Comment