Futboll Premier League Sport

NERVA BRENDA SKUADRËS SË LIVERPOOL/ Flet “Paqeruajtësi” Klopp: Sadio Mane dhe Salah “sqarohen”…

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, ka zbuluar se foli me Sadio Manenë, pasi sulmuesi i tij u kap në kamera duke shfryrë, pasi u zëvendësua në ndeshjen e fundjavës kundër Bërnlejt. “Të kuqtë” mbajnë kreun e kampionatit anglez me pikë të plota pas katër javësh, por, me sa duket, tensioni në skuadër është në nivele jo edhe fort të pranueshme, duke parë situatën pozitive te kampionët e Europës në fuqi.

jurgen klop

Duke iu rikthyer Manesë, të shtunën ai shënoi golin e katërt në po kaq javë kampionat, por mundësia për të shënuar edhe më tepër e bëri nervoz. Në fakt, gjatë ndeshjes pati një tjetër moment kur senegalezi mund të tundte rrjetën, por në momentin vendimtar Muhamed Salah preferoi të godiste në vend që të pasonte.

960

Në minutën e 85- të Mane doli nga fusha, duke i lënë vendin Divok Origit. Megjithëse i gjithë “Anffield Road” e përcolli daljen nga fusha me ovacione, 27-vjeçari kur u ul në stol, nisi të shfrynte i nervozuar ndaj Salahut. Gjithçka për një pasim të munguar, ndaj edhe Jyrgen Klop preferon të mos e dramatizojë situatën.

Duke shpjeguar dinamikën për “Daily Mail”, tekniku gjerman deklaroi: “Nuk ka asnjë problem, situata është më shumë se e mirë. Janë djem që derdhin djersë dhe japin gjithçka në fushë e ndonjëherë mund të mos jenë të lumtur. Nëse kjo ndodh edhe kur fitojmë, akoma më mirë. Me Sadion fola pas ndeshjes dhe e respektoj mendimin e mirë, sidomos për lojtarë si ai që nuk kursehen kurrë dhe sakrifikojnë për skuadrën”.

BURRA TË VËRTETË

Klop thellohet në deklaratën e tij teksa mundohet ta shpjegojë edhe qëndrimin e tij mes “konfliktit” që përfshiu dy nga yjet e sulmit liverpulas.

skysports-merseyside-derby-derby-day-liverpool-mohamed-salah-sadio-mane-premier-league_4179236

“Nuk jemi gjithmonë djem të mirë e nuk i përkasim korit të kishës. Fakti që nervozohen tregon se kanë karakter dhe duan gjithmonë më të mirën. Siç thashë, folëm pas ndeshjes dhe çdo gjë është qartësuar. Nuk mund t’i kërkosh një lojtari të pasojë teksa është i vetëm përballë portierit. Kur një futbollist zgjedh të godasë dhe shënon, ne lumturohemi. Duhet ta mirëkuptojmë kur tenton goditjen në vend që të pasojë. Këto janë aspekte të fushës që Momo e Sadio i zgjidhin vetë siç kanë bërë gjithnjë”.

Fitorja ndaj Bërnlejt konsolidon pozicionin e Liverpulit në vendin e parë, teksa Siti ndodhet dy pikë më pas. Tri pikët e së shtunës ishin të 13- tat radhazi për “të kuqtë” teksa po atë takim Roberto Firmino u bë braziliani i parë që realizon 50 gola në kampionatin anglez. Të gjitha këto aspekte dolën në plan të dytë kur Mane shfryu ndaj Salahut, por siç garanton edhe Klop, çdo gjë duket e mbyllur.

Related posts

“SHQIPËRIA KA SHPIRT SKUADRE”/ Southgate pas fitores: Ja dy lojtarët kuqezi që më tërhoqën vëmendjen

Delo.autor

I PËRGJIGJET AGJENTIT RAIOLA/ Allegri: De Ligt? Hapi i ri i tij, goli kundër Cagliarit

Delo.autor

Asamoah te Interi, Marotta nuk e mohon

Sadik.Autor

Leave a Comment