Futboll Kategoria Superiore Sport

NGA EKUBAN TEK KRISTI VANGJELI/ Ja 13 debutuesit që nuk e kanë shijuar derbin

Merkatoja e verës ka ndryshuar jo pak Partizanin dhe Tiranën. Kampionët në fuqi kanë plot 9 lojtarë, të cilët nuk kanë luajtur kurrë një derbi ndaj bardhebluve. Nga ana tjetër, edhe Tirana ka në përbërje katër futbollistë shumë të rëndësishëm që të dielën do ta kenë për herë të parë ndjesinë e derbit.

Nëse shikon përbërjet e skuadrave, te të kuqtë, përveç afrimeve të verës, rezulton se edhe mbrojtësi beratas, Eneo Bitri, nuk e ka shijuar asnjëherë derbin. Edhe pse ka qenë pjesë e ekipit që u shpall kampion në sezonin 2018-2019, shtatlarti nuk është grumbulluar në asnjë nga katër ndeshjet e kampionatit të kaluar kundër Tiranës. Këtë herë ka shansin që ta nisë nga minuta e parë, duke debutuar në një derbi.

kristi vangjeli tirana

Sa u përket lojtarëve të tjerë të kuq, që të dielën do të jenë prezent në ndeshjen ndaj rivalëve historikë, qoftë në stol apo në fushë, spikasin emrat e titullarëve, si: Deian Boldor, Rron Broja, Uilliam Melo, Aristoteles Romero, Brajan Braun dhe Theofilus Solomon. Por, edhe për portierin rezervë, Aldo Teqja, dhe sulmuesin ganez, Jozef Ekuban, është gjithashtu hera e parë që do të shijojnë një derbi, edhe pse nga stoli.

Lista e debutuesve

Ndërkohë, te Tirana janë katër lojtarë, ku mbi të gjitha kjo ndeshje do të jetë shumë e veçantë për Kristi Vangjelin, i cili në kampionatin shqiptar deri tre muaj më parë kishte luajtur vetëm për Skënderbeun. Ndërkohë, edhe Jurgen Çelhaka, Elton Kale e Ismael Dunga janë debutues.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ I mjaftojnë 8 minuta lojë, Gueye ndëshkon Manchester City-n. Tërbohet Guardiola (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON LOJTARËT E TIJ TË PREFERUAR/ LeBron James: Ronaldo dhe… i çmenduri Ibrahimovic

Delo.autor

PRAPASKENA TEK MILANI/ Higuain u tall në stërvitje, Gattuso i xhindosur

Delo.autor

Leave a Comment