Futboll Kategoria Superiore Sport

BESON SE DO TË PRISHË MALLKIMIN NË DERBI/ Flet Refik Halili: Kam besim te çunat, këtë herë…

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, është i bindur se Tirana do ta prishë “mallkimin” e ndeshjeve derbi, ku skuadra bardheblu nuk njeh fitore prej shumë vitesh.

Kreu i 24-herë kampionëve të Shqipërisë dha mendimin e tij pas mbledhjes së organizuar nga FSHF-ja për çështjen e licencimit.

Derbin me Partizanin do ta marrim si ndeshje të radhës, por është shumë e rëndësishme. Do të mundohemi të bëjmë organizimin sa më të mirë sa i përket pjesës së menaxhimit të stadiumit në bashkëpunim me strukturat përkatëse. Shpresojmë që të jetë një ndeshje “fair play” dhe, krahas kësaj, besoj që do të dalim me fitore nga kjo ndeshje, pasi kam besim te çunat. Besoj që do ta bëjmë atë që nuk e kemi bërë prej kaq vitesh në derbi”, deklaroi presidenti i bardhebluve.

Related posts

CHAMPIONS/ Juventus i falet Dybalas, Bayern përmbys grekët. Ringjallet “Los Blancos”

Delo.autor

E ZBULON PRESIDENTI BARDHI/ Dinamo, binjakëzim me një skuadër italiane

Delo.autor

NUK ËSHTË MË NJË “PITBULL”/ Keidi Bare bëhet “maestro”. Mesfushori “kuqezi” evoluon tek Espanyol

Delo.autor

Leave a Comment