Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NGA MARASH KUMBULLA TEK HYSAJ/ Ja rrogat e shqiptarëve në Seria A

Elseid Hysaj është lojtari që vazhdon të jetë më i paguari nga shqiptarët në Serie-A

E përditshmja italiane “La Gazzetta Dello Sport” ka publikuar sot të gjitha rrogat neto që përfitojnë futbollistët në klubet e elitës dhe rezulton përsëri se mbrojtësi shkodran, është ai më i paguari mes shqiptarëve që përfaqësojnë fanellën kuqezi.

Hysaj përfiton aktualisht, 1,6 milionë euro neto në vit, duke qenë gjithsesi futbollisti i 12 në i paguar në klubin italian. Pas tij, është Thomas Strakosha, me 1,2 milionë euro neto në vit, një përmirësim i ndjeshëm, pasi tre edicione më parë e kishte nisur me 100 mijë euro.

Për disa të tjetër rrogat janë shumë më të ulëta, me Ndoj, Dermakun e Kumbullën që përfitojnë shifra shumë më modeste. Marash Kumbulla, i cili po luan titullar te Verona, është ndër lojtarët më pak të paguar të Serisë A, me vetëm 50 mijë euro neto në vit, shifra të cilat aktualisht i gjen në Kategorinë Superiore.

Sa u përket lojtarëve të Kosovës, Valon Berisha komandon me një rrogë prej 1,3 milionë eurosh te skuadra e Lacios.

Ja rrogat e futbollistëve:

Napoli – Elseid Hysaj – 1.6milion euro

Lazio – Thomas Strakosha -1.2milion euro/ Valon Berisha-1.3 milion

Atalanta – Berat Gjimshiti – 400 mijë euro

Spal – Etrit Berisha -1 milion euro

Breshia – Emanuele Ndoj – 250 mijë euro

Parma – Kastriot Dermaku – 180 mijë euro

Torino – Samir Ujkani – 250 mijë euro

Verona – Amir Rrahmani – 300 mijë euro, Marash Kumbulla – 50 mijë euro

Related posts

Forbes publikon listën e boksierëve pasanikë, Joshua “kampion”

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Agjenti Raiola mohon kategorikisht rinovimin e Ibrahimovic me Milan!

Delo.autor

E BUJSHME/ MILANI gjen pasuesin e GATTUZOS, nis bisedimet me ish-trajnerin e INTERIT (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment