Futboll Kosova Sport

PËRBALLJA ME ANGLINË/ Ish-futbollisti i thur elozhe Vedat Muriqit: Mos u habisni kur ta kërkojë gjiganti spanjoll…

Vedat Muriqi është një nga lojtarët më në formë te Kosova, i cili ishte vendimtar edhe në ndeshjen me Çekinë, të cilën e fituan me rezultatin 2-1.

Ditën e sotme përfaqësuesja e drejtuar nga Shaland do të përballet me Anglinë si mysafire duke filluar nga ora 20:45. Dardanët shpresojnë se me formën e mirë që ata po kalojnë dhe po ashtu edhe formën e mirë të Muriqit, do jetë e mundur që të mos dalin pa pikë nga ndeshja e sotme.

Për këtë ka folur edhe ish-futbollisti kosovar Arsim Plepolli, i cili në një intervistë për “RTK”, është shprehur: “Nëse anashkalojmë Mesin dhe Ronaldo, atëherë Muriqi është futbollisti më në formë në botë. Sikur ai të ishte në lojë gjatë kohës që unë luaja futboll, atëherë do të kisha vdekur nga motivi që kisha marrë. Është motiv edhe për lojtarët e tjerë, kur e shohin atë duke dhënë gjithçka për ekipin. Gjithmonë ai lufton me 3 mbrojtësa dhe ia del. Do zoti të ketë shëndetin mirë dhe pas 1 ose 2 viteve mos u habisni kur ta kërkojë Real Madridi, pasi me të vërtetë  ka shumë potecial.”, ka thënë Plepolli.

Related posts

“AI DO TË MË JAPË NJË OSCAR”/ Maradona zbulon: Dikur kam mësuar Messin si të shënojë nga…

Delo.autor

KAOS TOTAL/ Nga Mavraj e Ajeti tek Aliji dhe Memolla, mbrojtja e Kombëtares në alarm

Isa.Autor

LIVE/ Uruguaj-Arabia Saudite, Suarez-Cavani gati për goleadën

Sadik.Autor

Leave a Comment