Futboll Kategoria Superiore Sport

“NUK DALIM KAMPION ME 4 NDESHJE”/ Flet trajneri Mema në prag derbi: Nuk e ha presionin…

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, doli ditën e sotme para mediave në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes së nesërme me Partizanin.

Mema foli për gjendjen e ekipit të tij, si edhe për çështjen Imami, e theksoi se grupi është më i rëndësishëm se çdo lojtar. Tekniku bardheblu ndër të tjera tha se nuk e ha presionin, qoftë nga kushdo, dhe i bën thirrje ekipit të tij të jetë i qetë në fushë, sepse kjo do e çojë edhe në sukses në derbi.

Si ndihet atmosfera para derbit?

Ekipi është goxha mirë në cilësi fizike. Po e presim ndeshjen me kujdes. Euforia nuk na bën mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Kaluam disi në aventurë me Kukësin, por kemi ambicie. Kjo na ka udhëhequr. Duam të fitojmë çdo ndeshje. Do shohim nesër, do e tregojë ndeshja si do jetë. Besoj ekipi është goxha me eksperiencë brenda. Do e menaxhojmë mirë ndeshjen.

Ju shqetëson fakti që me dy rivalë, Teutën dhe Kukësin, nuk keni fituar?

Duke qenë se janë ekipe të forta, ndeshja vendoset edhe me episode. Me Durrësin po ta analizosh, kemi qenë superiorë. Edhe me Kukësin, nuk mund të them se nuk luajtëm mirë, por duhet të kemi kujdes me ekipet e forta. Lojtarët e tyre me eksperiencë, në një moment të godasin. Ndoshta ky ekip është riformatuar në verë. Mund të ketë edhe disi oshilacione. Kërkon më tepër se sa duhet, në një ndeshje. Po ta menaxhosh mirë, mund edhe të fitonim ato dy ndeshje. Ka qëlluar kështu, por kampionati është i gjatë. Do kemi sërish ndeshje me rivalët. Nesër është rivali tjetër. Partizani, pavarësisht nga pikët, apo ndeshjet jo të mira që ka bërë, sipas medias, ka elementë shumë të mirë brenda dhe do jetë ndeshje e fortë. Mund ta vendosin edhe individët në fushë. Shpresoj që të fitojmë nesër, që të ndeshemi me rivalët dhe të dalim fitimtarë. Nesër duam më të mirën.

5 vite pa derbi…

Çdo gjë duhet parë, kjo është e vërtetë. Kemi 5 vite pa fitore me Partizanin. Ndoshta ka qenë organizim më i mirë në zgjedhjen e lojtarëve në merkato, dhe Partizani mendoj ka bërë më mirë. Ka pasur lojtarë më cilësorë se Tirana. Shpresoj që këtë vit të jetë më ndryshe, dhe gjërat të flasin më mirë për ne.

A do ishte e kënaqur Tirana me një barazim?

Kur përgatitet ndeshja, tjetër është të thuash diçka, tjetër të bësh. Me ekipin flas ndryshe, sepse duhet të jemi gjithë kohës në ekuilibër, duke luajtur me një rival të fortë, ekziston edhe mes meje dhe stafit e lojtarëve, dëshira për një dinakëri. Duhet t’i shohim gjërat me kujdes dhe qetësi.

Mungoi dinakëria me Kukësin?

Ne kërkojmë gjithë kohën të fitojmë ndeshjen. Ndoshta na ka bërë mirë rezultati jo pozitiv me Kukësin. Ndoshta na ka ulur edhe me këmbë në tokë, për t’i parë gjërat ndryshe. Dhe të jemi më të kujdesshëm.

Është venitur pak Tirana pas Kukësit?

U bëra rreth 1 vit te Tirana, gjithmonë kam qenë me këmbë në tokë, sa i përket deklaratave. Nuk mund të dalësh kampion me 4 ndeshje. Këtë e kanë thënë edhe lotjarët me eksperiencë. Duhet të jemi të kujdesshëm, për çfarë mendojmë dhe bëjmë. Duhet t’i bësh yzmetin çdo ndeshje, që të dalësh kampion. Ekipet e tjera, edhe ato kanë lojtarë shumë të mirë. Nuk dilet kampion me 4 ndeshje. Ndoshta është krijuar nga opinioni dhe mediat, ose uria që tifozët e Tiranës kanë për kampion, por duhet kujdes.

Tirana do jetë sulmuese, apo të evitojë edhe humbjen?

Gjatë lojës ka dinamika. Me disa minuta mund të jetë Partizani më mirë, ose ne. Varet si do e menaxhojmë gjatë lojës, unë me stafin dhe lojtarët. Kemi punuar edhe në aspektin tekniko-taktik, edhe atë psikologjik. Me rëndësi është që të mos e marrim si sfidën e jetës. Ka ndodhur shpesh. Duhet të jemi të qetë në fushë, kjo do na bëjë mirë.

Është presion, fakti që Tirana është më e kompletuar se vjet?

Kur ndërtohet një ekip, nuk ka shans ta ndërtojë një njeri i vetëm. Presidenti më është përgjigjur, por ka qenë pjesë e diskutimeve. Edhe Halili ka eksperiencën e vet, nuk ka ardhur dje. Edhe ai mund të ketë thënë jo për dikë. Merkato ka qenë e përbashkët. Shefi i klubit, trajneri dhe presidenti. Kemi vendosur për këto lojtarë. Pjesa e përgjegjësisë, sepse unë nuk e ha presionin, të gjithë kanë përgjegjësinë e vet në fushë. Unë jam si brenda familjes sime këtu. Nuk ka të bëjë fare me presionin. Nesër mund të vriten edhe 5 lojtarë. Do e menaxhoj pjesën tjetër të grupit apo jo? Do mundohemi të udhëheqim ekipin ndeshje pas ndeshje.

Formacioni…

E kishte shkruar “Panorama Sport”, është “top secret”…

Çështja Imami…

Problemi i tij, është një moment që ndodh në futboll. Edhe unë kam qenë lojtar, por disiplina është para të gjithave. Mora një vendim dje, që për veprimin që bëri, ta largoj nga stërvitja. Duhet të jemi të bashkuar para një ndeshje të rëndësishme që kemi.

Related posts

DALIN FORMACIONET ZYRTARE/ Real Betis – Milan, ja cilët lojtarë do startojnë

Isa.Autor

MERR LAJMIN E KEQ/ Rio Ferdinand nuk përmbahet, gjykatësit nuk e falin

Delo.autor

CHELSEA-HUDDERSFIELD/ “Blutë e Londrës” nuk “ngopen”, shënon Luiz

Delo.autor

Leave a Comment