Futboll Kategoria Superiore Sport

“NUK KA RËNDËSI KUSH SHËNON GOL”/ Flet trajneri Dovedan pas fitores: Do luftojmë për të rezistuar në…

Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan, u shpreh i kënaqur me lojën dhe fitoren e ekipit të tij ditën e sotme ndaj Kukësit.

Ai u shpreh se kjo fitore do e ndihmojë shumë ekipin nga ana psikologjike për t’u ngjitur më lart.

I kënaqur për lojën apo edhe për 3 pikët?

Kemi bërë një lojë të mirë, dhe kjo na solli fitoren. Jam i kënaqur nga çunat.

Sa ju ndihmon ky rezultat pozitiv?

Ishte një fitore e rëndësishme, sepse të ndihmon nga ana psikologjike në javët e ardhshme.

Portieri dhe Guindo janë golashënuesit më të mirë. Mundët Kukësin dhe Skënderbeun, a do synoni diçka më shumë se mbijetesa?

Nuk ka rëndësi kush shënon gol, rëndësi ka të fitojë ekipi. Normal që trajneri na ndihmon dhe na jep shpresë për më lart. Kjo fitore sot tregoi se për Bylisin, ose do luftojmë për të rezistuar në kategori, apo për të luftuar më lart.

Si ju duket Superiorja?

Futboll cilësor dhe i shpejtë.

Related posts

Miqësorja e kombit në sytë e tifozit De Biasi

Sadik.Autor

NDODH VETËM NË SHQIPËRI/ E larguan para 3 ditësh, GJICI jep lajmin e madh për MUSOLLIN (DETAJE)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Empoli jep “OK”-in për Bajramin, ja kur do të bashkohet mesfushori me Kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment