Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Flet trajneri Starova: Morëm 3 pikë të rëndësishme, kemi luajtur…

Laçi triumfoi ndaj Partizanit në sfidën e sotme, duke siguruar fitoren e parë në kampionat në këto javë të para të kampionatit. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri i skuadrës kurbinase, Sulejman Starova, u shpreh tepër i kënaqur me skuadrën e tij, ndërkohë që nuk mungoi as debati në studion e “Gol pas Goli” me Nevil Deden, i cili prentendon se Laçi i fali metra Partizanit. Kjo gjë nuk u prit mirë nga tekniku kryeqytetas!

Fitorja e parë e sezonit përballë Partizanit?

Ndjesia e parë është që morëm 3 pikë të rëndësishme. Ishte ndeshje e nivelit të lartë. Shpërdoruam disa raste në pjesën e parë. Arritëm të marrim 3 pikë të rëndësishme. Bëhet realitet ajo, që kur loja është e mirë, vonojnë rezultatet por nuk mungojnë. Partizani është skuadër e fortë, vazhdon të jetë pretendonte. Kampionati është i gjatë.

Çfarë ndryshuat?

Nuk kam ndryshuar gjë. Kemi luajtur mirë. Kemi pasur mundësi në javët e para të kampionatit. Edhe në Shkodër luajtëm mirë. Bëmë një ndeshje të shkëlqyer me Korçën, shpërdoruam shumë. Kjo e komplikoi takimin. Mund të merrnim 3 pikët. Mos blini gazeta dhe mos shikoni klasifikimin!  Shehu me Xhixhën u aktivizuan 3 ndeshje në 8 ditë. I komplimentoj që luajtën 90 minuta.

Rastet e humbura. Vjen si pasojë e mungesës së eksperiencës, apo i kapi euforia e momentit…

Sot jam i lumtur që humbëm rastet, por fituam ndeshjen. Është çështje që ekziston. Nuk ka shanse me euforin. Janë difekte që nuk rregullohen shumë shpejt. Jam i kënaqur me lojën. Duke krijuar kaq shumë volum, kjo na ka dhënë besim, për të thënë që ne i kemi mundësitë për të luajtur fortë me çdo skuadër. Prandaj besoj te kjo skuadër.

Çfarë do të ndryshoni për realizimin e kundërsulmit?

Duhet punë! Duhet të vazhdojmë me problemet teknike. Lojtarët të jenë sa më afër portës, të godasin. Të eliminohen anët negative. Duhet të punojmë gjatë javë për tu rregulluar. Nuk ka ilaç special. Xhixhën e pres golashënues. Do kishim më shumë pikë, në qoftë se Xhixha do të shënonte me shumë. Me ardhjen e Tekos, gjërat kanë ndryshuar. Me punë mund të rregullohet diçka.

I fale shumë metra Partizanit…

Kjo ka ndodhur 10-12 minutat e fundit! Po më ofendon! Ku e pe që skuadra u tërhoq?! Vendosja me Xhixhën në krah, krijoi që në fillim rast për gol. Skuadrat kur janë në disavantazh të detyrojnë edhe të kthehesh. Në një ndeshje si kjo që të sheh gjithë Shqipëria, kujdesi është i madh. Kur mua më rezultojnë kaq shumë raste para portës, unë këtë e marr si kompliment për punën.

Related posts

SFIDA NDAJ GREQISË PËR “QATAR 2022″/ Ylli Rashica: Shpresoj që rastet tona t’i shfrytëzojmë në maksimum dhe…

Delo.autor

DYRIKTHIME TË BUJSHME TEK INTERI/ Mourinho në dilemë se cilin ekip të zgjedhë

Delo.autor

NGA AKADEMIA NË REKORD TRANSFERIMESH/ Njihuni me ndryshimin e Barcelonës

F.autor

Leave a Comment