Futboll Seria A Sport

OFENDOJNË LOJTARËT PËR SHKAK TË NGJYRËS/ Flet Edin Dzeko: Dëboni nga stadiumet tifozët racistë…

Racizmi është një nga çështjet më të diskutuara kohët e fundit në Itali, pas atyre ngjarjeve të ndodhura në Sardenjë.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes midis Interit dhe Cagliarit në fushën e këtyre të fundit, tifozët vendas ofenduan me kore raciste sulmuesin e zikaltërve, Romelu Lukaku.

Ngjarje të tilla ndodhin shpesh në Serie A, teksa persona të ndryshëm ofendojnë lojtarët për shkak të ngjyrës apo racës.

Për këtë ka folur edhe sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, i cili në një intervistë së fundmi është shprehur: “Unë mendoj se racizmi është një problem shumë i madh në Itali, ndryshe nga Anglia. Shpresoj që për hir të lojtarëve të tjerë këto gjëra të zhduken dhe Federata të marrë masat për t’i parandaluar ato. Unë nuk di se çfarë të them, akoma vazhdojnë të ndodhin këto ngjarje këtu, teksa në Angli janë eliminuar përfundimisht. Federata duhet të marrë masat teksa cilido që e bën një gjest të tillë, duhet dëbuar nga stadiumi për gjithmonë në mënyrë që këto ngjarje të marrin fund”, përfundoi sulmuesi boshnjak.

Related posts

Sherjana Ruçi, peshëngritësja që kërkon t’i kthejë dinjitetin shtangës

Sadik.Autor

KUPA E ITALISË/ Spektakël me penallti: Milan eleminon Lacion

Q.Autor

REKORD I RI I MESSIT/ Pas Ronaldos “thyen” edhe vezën

F.autor

Leave a Comment