Futboll Sport

PA MESSIN NË FUSHË/ Ky është rezultati i Argjentinës në miqësoren me Kilin

Barazim pa gola mes Argjentinës dhe Kilit në miqësoren e luksit të zhvilluar në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dueli mes dy shokëve të skuadrës, Lautaro Martinez dhe Alexis Sanchez, të cilët e nisën ndeshjen si titullarë përfundoi në paqe, me dy sulmuesit që duket se i kanë ruajtur golat për Interin e Antonio Contes.

Sulmi i Argjentinës, në mungesë të Lionel Messit, në këtë sfidë ishte i gjithi “italian”, me Dybalan e Correan që ishin në mbështetje të Lautaros.

Në minutën e 24-t Dybala i shërbyer nga Lautaro humbi një shans të mirë.

Rastin më të mirë La Selecion e pati në minutat e fundit me mbrojtësin Martinez Quarta që goditi traversën, ndërsa kilianët ishin pak kërkues dhe u kënaqën me barazimin në këtë ndeshje.

Related posts

E BUJSHME/ Perez shet “YLLIN” e skuadrës vetëm për të transferuar ICARDIN

Isa.Autor

STRATON BUNDESLIGA/ Bayern- Hoffenheimin, zbulohen formacionet zyrtare (FOTO)

Isa.Autor

MBYLLI VITIN ME GOL NË DEBUTIMIN TEK MONZA/ Balotelli mesazh në rrjetet sociale: Kohët kalojnë por…

Delo.autor

Leave a Comment