Champions League Futboll Sport

SFIDA E KTHIMIT ME TOTTENHAM/ Trajneri Ten Hag optimist: Duhet të tejkalojmë kufijtë tanë…

Ajaksi po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm. Holandezët kanë fituar ndeshjen e parë në Londër me rezulton 0-1 përballë Totenhemit dhe ditën e nesërmë do të kërkojnë të kualifikohen për më tej. Përpara takimit, trajnerin Ten Hag është shprehur optimist në daljet për mediat.

“Nuk jam nervoz, edhe pse është një objektiv i rëndësishëm”, u shpreh fillimisht trajneri.

“Jemi mirë, por duhet të jemi akgresivë. Duhet ta harrojmë ndeshjen e parë dhe të fitojmë përsëri. Për këtë ekziston vetëm një mënyrë, duhet të tejkalojmë kufijtë tanë”, u shpreh trajneri.

Ai më pas theksoi se është e rëndësishme mbështetja e tifozëve. “Do të luajmë në një atmosferë të jashtëzakoshme dhe shpresoj që tifozët të na japin një dorë. Nuk duhet ta mendojmë takimin e shkuar. Respekt për Realin dhe Juventusin, por skuadrat e Premier Ligës luajnë me intensitet më të lartë dhe për këtë arsye duehet të tejkalojmë kufijtë e mundësive. Kjo është sfida e vërtëtë që na pret.”

Related posts

SHUPLAKA E DE PAUL BËHET VIRALE/ Plas gallata në rrjetet sociale (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Vendasit përmbyshin sfidën ndaj Juventusit (VIDEO)

Delo.autor

FINALJA EUROPA LEAGUE CHELSEA-ARSENAL/ Presidenti i Juventus udhëton në Baku, ja misioni i tij

Delo.autor

Leave a Comment