Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME LAÇIN/ Flet trajneri Duro: I kënaqur me ekpin tim sepse…

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, u duk i kënaqur me ekipin e tij, edhe pas barazimit me Laçin në “Loro Boriçi”.

Duro foli gjithashtu edhe për rastin e penalltisë së padhënë për verilindorët, ndërsa komentoi edhe lëvizjet në formacion.

E prisnit që ndalesa e ekipit tuaj të vin te ndaj Laçit?

Në futboll pranohen të treja rezultatet, kur përballë ke edhe një ekip si Laçi, i kompletuar, dhe ka 3-4 që luajnë bashkë. Ekipi jonë, edhe me ardhjet e reja, kemi bërë 4 ndeshje. E kisha frikë, edhe me temperaturat e larta, u ndalëm. Gjithsesi, jam i kënaqur se si e përballoi ekipi ndeshjen. Ishte një pakujdesi, në një kundërsulm që pësuam. Por, edhe me zëvendësimet, i dhanë një freski ekipit. Barazuam, edhe mund ta fitonim ndeshjen, sepse pashë një Laç të dorëzuar gjysmën e pjesës së dytë.

I kënaqur me 7 pikë?

Jam i kënaqur. Edhe për sot, më vjen keq. Laçi ka shkuar vetëm nëj herë në portë. Edhe mbrojtësit kanë një lloj përgjegjësie, por në një moment, duhej t’i ndihmonte edhe portieri, të reagonte më mirë. Gjithsesi, rëndësi ka që barazuam. Kampionati është normal dhe i gjatë, por jam i kënaqur nga lojtarët, edhe pse janë të lodhur shumë me ngarkesë. Ky pushimi do na qetësojë shumë.

Kukësi me shumë oshilacione sot. Kur shënuat, pashë një ekip që nuk ka problem me gjendje fizike, sepse Laçi ishte vetëm prapa…

Edhe pjesën e parë, nuk patëm atë ritëm si në fund. Laçi ishte gjithmonë në fushën e vet, kërkonte të shfrytëzonte ndonjë kundërsulm. Lojën ne e kemi bërë. Thashë, që lojtarët më të mirë e kanë ndjerë lodhjen. Por, ndërrimet e bëra i dhanë freski, edhe spostimi i Mustës në mesin e fushës. Duke parë këto probleme, ngarkesën, temperaturat, unë jam i kënaqur me ekipin.

Luajtët mirë, kontrolluat lojën, a besonit deri në fund se mund të fitonit?

Këto janë ndeshje të vështira, një episod i lojës ndryshon komplet. Ishte një penallti, që vetëm arbitrat tanë nuk e japin. Të tre ishin dakord për penallti, vetëm njëri jo. Po të shënonim, do kishim më shumë autoritet, ndaj një Laçi që nuk besoj do na rrezikonte. Fati i tyre që shënuan, dhe ne barazuam pastaj. Ndoshta do na ndodhi edhe ne që favorizohemi në të ardhmen, por ishte një penallti që nuk e kuptoj pse heziton kryesori. Anësori, si mund të mos e japë një ndërhyrje brutale nga prapa. Gjyqtari, kolegët e tij, të gjithë stafi i federatës u çuditën. Nuk kishte vend për komente.

A ka ekipi një lojtar si Musolli për ta bërë atë rol?

Laçi është skuadër e rrezikshme. Humbi me Skënderbeun, por ka dalë 5 herë para portës. Prandaj, thashë që e kontrolluam mirë kundërsulmin e tyre. Nuk rrezikuan, në asnjë moment veç golit. Kur ata nuk na kanë kapur në befasi, them që është pozitive. Për sa i përket Musollit, ai është lider dhe me përvojë në atë pozicion, të rrallë janë lotjarët që luajnë si ai. Por, kam vlerësuar Limajn, që ka qenë lojtari më i mirë në këto ndeshje. Por, në 12 ditë, 4 ndeshje, ndihet edhe lodhja tek ai.

Related posts

DREKA FAMILJARE U SHNDËRRUA NË MAKTH/ Rrëfehet Alioski: Si më përzunë nga restoranti se po flisja shqip

Delo.autor

TRE JAVË PËRGATITJE NDAJ GALATASARAYT/ Situata kritike për Real Madridin në Champions

Delo.autor

Chelsea ka nevojë për një mësues futbolli si Antonio Conte

Sadik.Autor

Leave a Comment