Futboll Kategoria Superiore Sport

“EKIPI ISHTE PËRGATITUR PËR FITORE NDAJ LAÇIT”/ Flet mbrojtësi Musta: Kemi qenë në kontroll të ndeshjes, ata ishin…

Emiljano Musta ishte një nga më të mirët te Kukësi në përballjen e sotme ndaj Laçit. Futbollisti elbasanas, arriti të gjente rrugën e rrjetës, duke e shpëtuar skuadrën nga humbja. Në prononcimin e tij pas ndeshjes, Musta u shpreh:

“Ekipi ishte përgatitur për fitore. Prania e pakët e tifozëve dhe temperaturat e larta ndikuan në ndeshje. Rezultat i drejtë ishte 1-1 edhe pse Kukësi e dominoi lojën. E nisa si sulmues i majtë, gjatë gjithë javë kam punuar mbrojtës i majtë. Më mirë dhe më komod ndihem mbrojtës i majtë. Me eksperiencën që kam mund të mbulojë disa role.

E them me bindje që kemi dominuar. Statistikat kanë folur vetëm për një ekip. Kemi qenë në kontroll të ndeshjes, pavarësisht se nuk e kemi goditur shumë portën. Ata kishin vetëm një rast dhe një gol.

Për futbollistët është bezdisëse kur i ndryshojnë pozicionet gjatë gjithë 90 minutash. Mundohem të bëj më të mirën kudo që luaj. Natyra ime si futbollist ma bën më të lehtë për t’u përshtatur në disa pozicione.

Çdo lojtar stërvitet për të qenë në fushë. Janë të tjerët që vendosin. Te Flamurtari vetëm mbrojtës i djathtë dhe portier nuk kam luajtur. Po shikonim përsëritje në dhomat e zhveshjes, ajo ndërhyrja ndaj Rrocës mu duk penallti”, u shpreh Musta.

Related posts

NUK KA MBUSHUR AKOMA 21 VJEÇ/ Ylli Haaland: Kjo është ëndrra ime më e madhe

Delo.autor

STATISTIKAT PËR 9 VITET E FUNDIT/ Ja 5 klubet që kanë shpenzuar më shumë në merkato (FOTO)

Delo.autor

UDHËTOJNË DREJT GJERMANISË/ “Zonja e Vjetër” ndjek nga afër yllin e Dortmund…

Delo.autor

Leave a Comment