Futboll Premier League Sport

PAS BARAZIMIT ME WATFORD/ Flet trajneri Emery: Ata luajtën për gabimet tona…

Arsenal u ndal në barazim 2-2 në transfertën ndaj Watford, pasi fitonte pjesën e parë me rezultaitn 0-2. Dy gafa të mbrojtjes së “Topçinjve”, prej të cilave një 11-metërsh, e kanë bërë Arsenal skuadrën që ka pësuar më shumë gola nga pika e bardhë e penalltisë për një periudhë që nis nga sezoni i kaluar.

Plot 10 të tilla, 3 prej të cilave vetëm këtë sezon. Pikërisht te gabimet e londinezëve vendos theksin edhe trajneri i Arsenal, Unai Emery në analizëne post-ndeshjes.

“Ata na shtynë, Watford i vitit të kaluar luajti njëlloj si sot. Ne ishim në avantazh në pjesën e parë dhe e dinim se duhej të shënonim golin e tretë. Ata kishin aftësinë për tu rikthyer me mbështetjen e tifozëve, dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi”.

“Ne nuk mundëm dot të thyenim presingun e tyre në pjesën e dytë. Ata janë shumë të fortë fizikisht, shtynë për gabimet tona. Watford luajti për gabimet tona. Kur tenton të thyesh rrjeshtimin mund të kesh shanse”.

“Ata e fituan pjesën e dytë dhe përmbledhja ime është se kjo nuk konsiderohet një pikë pozitive. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Kemi humbur shumë topa kur tentonim të luanim me topa të gjatë”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Arsenal, Unai Emery në përfundim të ndeshjes ndaj Watford, e përfunduar në barazim 2-2.

Related posts

Fitorja ndaj Milanit në ‘San Siro’, ja nota e Berishës dhe të tjerëve (FOTO)

Q.Autor

COPPA ITALIA/ Juventus shkon në finale. Pas Champions dhe Europa League, Inter jashtë Kupe

Delo.autor

“QATAR 2020″/ Leje e veçantë për Kombëtaren, merret vendimi për ndeshjen Shqipëri-Angli

Delo.autor

Leave a Comment