Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES ME PARTIZANIN/ Flet trajneri Sadedini: Nuk kemi një objektiv real, shpresoj të…

Trajneri i Flamurtarit, Dritan Sadedini, u shpreh pas humbjes me Partizanin, se kaq janë mundësitë e vlonjatëve, të cilët edhe pse për më shumë se 60 minuta ishin me një lojtar më shumë, nuk arritën ta shfrytëzonin.

Në mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh gjithashtu se edhe kjo pauzë, nuk është se do e ndihmojë shumë ekipin që ai drejton.

Patët rreth 60 minuta superioritet numerik, por vetëm në fund provuat…

Patëm shumë minuta në superioritet numerik. Skuadra u shty sipër, u përpoqëm ta mbanim lart, por mundësitë këto janë. Përgatitja fizike, mosnjohja e njëri-tjetrit, prodhuan këtë situatë.

Pas pauzës, do jeni më mirë?

Situata është e vështirë për Flamurtarin, nuk kemi asnjë pikë. Në këto dy javë, mendoj se nuk do na japin ndonjë shtysë të madhe. Shpresoj t’i vëmë pikat në stërvitje ku duhet. Mendoj se ekipi do punojë më mirë edhe në anën fizike, edhe atë taktike.

Skuadra ka një cikël të caktuar. Do ecë ky Flamurtar?

Shpresoj me punë dita-ditës, që Flamurtari të dalë nga kjo gjendje. Mendoj se do ia arrijmë qëllimit. Objektivi është që të marrim ndeshjet një nga një, të shtojmë pikët, dhe kaq. Nuk kemi një objektiv real. Shpresoj të marrim pikët e duhura.

Related posts

SARRI MERR LAJME TË MIRA/ Tre lojtarë rikuperohen nga dëmtimet, ja emrat

Delo.autor

SIGURUAN NJË BILETË PËR NË CHAMPIONS/ Icardi ka këtë mesazh: Jeta nuk duhet të jetë perfekte, për… (FOTO)

Delo.autor

LOJTARI I ATLETIKOS/ Transferimi në Real Madrid? Nuk e di, unë nuk jam duke…

Isa.Autor

Leave a Comment