Futboll Premier League Sport

PO VUAN NË KËTË FILLIM SEZONI/ Manchester United ka objektiv 2 sulmues për në janar, ja emrat

Manchester United po vuan jo pak në këtë fillim sezoni, ku në 6 javë ka arritur të grumbullojë vetëm 8 pikë, duke mbetur 10 pikë larg kreut, ndërsa drejtuesit po mendojnë që tani për t’u përforcuar në merkaton e janarit.

Objektivi primar i “djajve të kuq” është që të zënë një vend në zonën Champions, por për t’ia dalë, duhet që skuadra të përforcohet ndjeshëm në janar, veçanërisht në sulm, ku pas largimit të Sanchez dhe Lukakut, duket se të tjerët që kanë mbetur nuk po e mbajnë dot peshën e repartit.

Sipas “Daily Mail”, Ed Woodward ka nisur që tani punën për të transferuar në “Old Trafford” sulmuesin kroat të Juventusit Mario Mandzukiç, teksa edhe fakti që ky i fundit refuzoi një kalim në Katar këtë muaj, lidhet me ofertën e “djajve të kuq”.

Përveç Mandzukiç, një emër që preferohet edhe nga Solskjaer, do të provohet edhe afrimi i talentit francez të Barcelonës, Ousmane Dembele, që pas shpërthimit të Ansu Fati, vështirë se do të gjejë vend në formacionin katalan.

Me afrimin e emrave të tillë, por edhe me Martial e Rashford që janë aktualisht, trajneri Solskjaer do të ketë mundësi të modifikojë repartin e avancuar, për të tentuar ngritjen në renditje të skuadrës, pas një starti tërësisht për t’u harruar.

Related posts

E ÇUDITSHME/ Përsëritet rasti Suarez-Chiellini, shikoni momentin kur futbollisti kafshon kundërshtarin (VIDEO)

Delo.autor

Legjendat e sportit takohen në një miqësore nderi

Sadik.Autor

E BUJSHME NË SUPERIORE/ Do të largohet nga Teuta në janar, ja e ardhmja e mesfushorit Kallaku

Delo.autor

Leave a Comment