Futboll La Liga Sport

ÇËSHTJA “GRIEZMANN”/ Mori gjobën qesharake prej 300€, ja reagimi i Barcelonës

Është komunikuar këtë të enjte vendimi i Federatës Spanjolle të Futbollit në lidhje me pretendimin dhe akuzat e Atletico Madrid ndaj Barcelonës, për shkelje të rregullores në transferimin e francezit Antoine Griezmann.

Katalanasit paguan 120 milionë euro për transferimin e kampionit të botës në fuqi, ndërsa madrilenët pretendojnë 200 milionë, me arsyetimin se Barça ka nënshkruar me sulmuesin para afatit që reduktonte klauzolën e largimit të tij.

Vendimi i Federatës Spanjolle ka shpallur fajtor blaugranat për parregullsi në procedura, por pa mundur dot të vërtetojnë nënshkrimin e kontratës me Griezmann jashtë afatit të përcaktuar, duke penalizuar katalanait me një gjobë qesharake prej vetëm 300 euro.

Një masë administrative, që ndonëse e papërfillshme për kampionët në fuqi të Spanjës, sipas raportimeve të medias spanjolle, “Mundo Deportivo”, do të apelohet nga drejtuesit e klubit katalanas për motivin e vetëm: atë parimor, për sa kohë nuk mund të provohen parregullsi.

Related posts

PEZULLIMI I SUPER LEAGUE/ Ceferin-it nuk i del inati me 12 klubet: Gabim historik, mos guxoni ta provoni sepse…

Delo.autor

OPERACIONI “FSHESA”/ Jo vetëm Hakimi, zbulohen lojtarët e tjerë që priten të largohen nga Inter-i

Delo.autor

ÇUDI/ “Rekord”, futbollisti rus “leksion” spanjollëve për pasimin e topave

Isa.Autor

Leave a Comment