Futboll Seria A Sport

BARAZIM ME TENSIONE/ Ibrahimovic shpëton Milanin nga humbja ndaj Udineses

Milan është ndalur në kampionat nga Udinese.

Ndeshja e luajtur në Dacia Arena është mbyllur 1-1.

Beto ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes mike dhe ka kaluar në avantazh bardhezinjtë në minutën e 17-të.

Që nga nëtori 2021, Milan është skuadra që ka bërë më shumë gabime që kanë çuar te goli në 5 kampionatet kryesore të Europës.

Skuadra e Pioli-t ka patur disa raste për të barazuar, por është dashur të pritej minuta e 92-të për ta parë këtë gol.

Ka qenë Zlatan Ibrahimovic që ka fiksuar shifrat në 1-1 me një gjysmë roveshiatë.

Janë nxehur gjakrat në fundin e ndeshjes, me dy ekipet që janë përleshur pas një faulli ndaj Maignan.

Suçess i Udinese-s është ndëshkuar me të kuq.

Related posts

COVID-19 NË ITALI/ Kryeministri i Italisë hap stadiumet me kapacitet më të gjërë, ja kushti i vetëm…

Delo.autor

SFIDA NDAJ BOLOGNAS/ Juventus pa sulmuesin në ndeshjen e parë të vitit

Delo.autor

Dy lojtarët të Kombëtares nuk ia dalin, ekpi i njohur italian bie nga kategoria

Sadik.Autor

Leave a Comment