Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Liverpool mbetet perfekt, “Topçinjtë” magjik përmbysin me 10 lojtarë

Liverpool ka fituar ndeshjen e gjashtë radhazi në Premier League. Këtë herë viktima e The Reds ka qenë Chelsea që është mposhtur me rezultatin 2-1. Megjithatë ishte një ndeshje e vuajtur e miqve, të cilët kanë vuajtur shumë në 10 minutat e fundit të sfidës. Ishte Trent-Alexander Arnold ai që ka shënuar golin e avantazhit për Liverpool përpara se Firmino të dyfishonte pak përpara fundit të pjesës së parë. Chelsea nuk është dorëzuar dhe ka rihapur gjithçka me N’Golo Kante i cili ka shënuar një gol fantastik. The Blues janë munduar me të gjitha forcat të barazonin rezultatin, duke dominuar në fund të takimit, por Liverpool ka ruajtur avantazhin deri në fërshëllimën e fundit.

Arsenali ka fituar një ndeshje të çmendur falë një paraqitjeje spektakolare në pjesën e dytë teksa ndeshja ka përfunduar 3-2. Aston Villa shtangu Emirates me golin e McGinn në minutën e 20’. Arsenali nuk reagon dhe duket shumë nervoz, kjo shfaqet te kartonët e shumtë të verdhë. Maitland-Niles ka dalë me karton të kuq pak para fundit të pjesës së parë. Pas pushimit Arsenali futet me një frymë të re dhe Pepe barazon me penallti. Megjithatë, vetëm 90 sekonda më pas Wesley ka rikthyer avantazhin për miqtë. Topçinjtë nuk dorëzohen dhe Chambers ka barazuar në minutën e 81’ përpara se Aubameyang të shënonte golin e avantazhit tre minuta më vonë. Një ndeshje e çmendur në Emirates. Arsenali ka dalë me tri pikë të merituara.

Related posts

Barcelona pritet që të nënshkruaj me talentin kolumbian Camilo Hernandez

Sadik.Autor

PLAS TEK MILAN/ Lojtari braktis stërvitjen pas sherrit me trajnerin (FOTO)

Delo.autor

“NË 2014 ISHA PRANË KALIMIT TEK INTER”/ Flet Mesfushori Casemiro: Ju tregoj kush më bindi për të mos shkuar…

Delo.autor

Leave a Comment