Futboll Seria A Sport

PREZANTOHET TEK MILAN/ Flet Ante Rebic: Agjenti foli me “Zikaltërit”, por unë…

Ante Rebiç kaloi te Milani nga Aintraht Frankfurti vetëm në orët e fundit të merkatos, si një huazim dy vjeçar. Ditën e sotme sulmuesi kroat ka bërë prezantimin e tij me skuadrën e re, ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Gjatë prezantimit ai është shprehur: “Unë di shumë rreth Milanit dhe historisë së kësaj skuadre. Nuk kam nevojë të flas për asgjë me Bobanin pasi e di çfarë klubi është ky, thjesht dua të luaj mirë këtu. Kur kam luajtur për herë të parë në Itali unë nuk kisha përvojë. Por pas disa sezoneve me Aintraht Frankfurtin tani unë jam më i pjekur dhe mund ta ndihmoj Milanin, me ato çfarë kam mësuar. A mund të luaj kundër Veronës? Unë ndihem mirë dhe jam në një gjendje shumë të mirë. Kam luajtur dy ndeshje me kombëtaren dhe mendoj se jam gati për të luajtur, por gjithsesi vendimin e merr trajneri. Do të jetë një sfidë e madhe ta tregoj veten time këtu, ka shumë konkurrencë për vendin e titullarit, por kjo do të më ndihmojë të përmirësohem. Jam gati të luaj në Serie A, trajnerët me të cilët kam punuar më kanë ndihmuar të rritem shumë si futbollist.”, u shpreh Rebiç.

Gjithashtu ai foli edhe për interesimin e Interit për të: “Agjenti im kishte bisedime me Interin, por unë nuk fola asnjëherë me ta. Sapo pashë interesimin e Milanit nuk kisha dyshime për të kaluar këtu. Gjithashtu pyeta babain tim dhe ai më tha se kjo është alternativa më e mirë. Doja fanellën me numrin 4 por ajo ishte e zënë dhe mora 18 që mbaj te kombëtarja. Të luaj për Milanin është një ëndërr për mua.”, përfundoi kroati.

Related posts

SUPERLIGA/ Flamurtari-Skënderbeu: Sfida vitrinë për kreun e renditjes (DETAJE)

Isa.Autor

RONALDO “ndez” JUVEN/ Kisha pak ankth për GOLAT, fiksim kam CHAMPIONSIN

Isa.Autor

SHKËLQEU NDAJ JUVENTUS/ Ja vlerisimet maksimale që merr mbrojtësi Kumbulla

Delo.autor

Leave a Comment