Futboll Sport

Idriz Batha kontratë 3-vjeçare te Larisa, ja sa do të përfitojë

Historia përsëritet edhe pas 27 vitesh. Skuadra e greke e Larisës do të jetë destinacioni i ri i ish-kapitenit të Partizanit, Idriz Batha. 27 vite më parë ishte i ndjeri Lefter Millo që nga Partizani kalon te Larisa, ku u bë edhe një ikonë e këtij klubi. Pas gati tri dekadash, klubi grek shpreson që të përsërisë historinë, pasi aktorët kanë thuajse ngjashmëri. Si i ndjeri Millo, por edhe Batha hapin e parë jashtë vendit pritet ta hedhë nga Partizani te Larisa.

Të dy me origjinë nga Gjirokastra, të dy mesfushorë, ku te të kuqtë quheshin “motori” i Partizanit, por në kohë të ndryshme. Idriz Batha do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me klubin e Superligës greke, Larisa, ku pritet të përfitojë rreth 70 mijë euro në vit. Lajmi ekskluziv i publikuar gjatë paradites së djeshme nga “Panorama Sport”, në versionin “on-line” ka gjetur edhe konfirmimin e presidentit të Larisës, Aleksis Kujas, i cili është një prej avokatëve më të famshëm në Greqi.

Presidenti Kujas njihet edhe si një mik i ish-presidentit të Partizanit, Albert Xhani. Njëshi i klubit grek ka deklaruar dje për portalin më të madh sportiv helen, “gazzetta.gr”, se është e vërtetë që ka arritur marrëveshjen me mesfushorin shqiptar, i cili në katër sezonet e fundit ka luajtur për Partizanin. Ish-kapiteni i të kuqve konsiderohet si përforcim i rëndësishëm për klubin grek, pasi nga Larisa është larguar së fundmi mesfushori kroat, Adnan Aganoviç, një prej më të mirëve në ekip.

Larisa synon një vend në Kupat e Europës, ndërsa sezonin e fundit e mbylli në vend të 12- të të Superligës greke. Drejtuesit e Larisës mendojnë se me afrimin e gjirokastritit Batha, do të vijnë më shumë shqiptarë në stadium për të ndjekur këtej e tutje Larisën.

Në qytetin grek banojnë me mijëra emigrantë shqiptarë dhe afrimi i ish-kapitenit të kuq shikohet edhe si një mundësi marketingu nga klubi i Larisës, ku priten më shumë tifozë në stadium dhe fanella të shitura, pasi Batha mendohet të jetë një “magnet” për shqiptarët e shumtë që jetojnë në Larisa. Pas një periudhe 4-vjeçare, Batha u largua nga “demat” pasi palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët financiare për rinovim dhe tani 26-vjeçari do të nisë për herë të parë karrierën jashtë vendi

Related posts

Supriza e radhës/ “YLLI I BARCELONËS” Lionel Messi në Arsenal?

Sadik.Autor

CARDIFF-CHELSEA/ “Blutë e Londrës” barazojnë shifrat, shënon Azpilicueta 

Delo.autor

Jordi Alba zbulon sekretin: Falë tij jemi bërë të paparashikueshëm

Delo.autor

Leave a Comment