Futboll La Liga Sport

REALI SYNON 3 KAMPIONË BOTE/ Kushtojnë gjysmë miliardi euro

Reali i Madridit ka projektuar që tani merkaton e verës së ardhshmne. 3 nga lojtarët më të mirë të kombëtares franceze janë objektivat kryesorë të Los Blancos.

Bëhet fjalë pikërisht për 3 yjet e gjelave që munguan ndaj Shqipërisë të shtunën e kaluar në Stade de France për shkak dëmtimi. Dy mesfushorët që luajnë në Premier League respektivisht me Manchester United dhe Chelsea-n, Paul Pogba dhe N’Golo Kante si dhe sulmuesi i Paris Saint Germain Kylian Mbappe.

Bëhet fjalë për tre objektiva shumë të vështirë pasi vlera e tyre është shumë e lartë. Zidane kërkon të ketë në skuadër tre bashkëkombas të tij ndërkohë që vetë Reali kërkon të ridimensionojë mesfushën por edhe sulmin.

Për këto 3 objektiva Realit i duhen rreth 500 milionë euro, pasi Mbappe vlerësohet minimalisht 250 milionë euro nga PSG ndërkohë që United për Pogba kërkon 150 milionë euro, më ulët vlera e Kante për të cilin nuk kërkon të arkëtojë më pak se 100 milionë euro.

Related posts

E FRIKSHME/ Ndërhyrja e rëndë e CAVANIT ndaj NEYMAR shkakton polemika (VIDEO)

Isa.Autor

E sigurt/ Sulmuesi i Milan do të shkojë në La Liga tek klubi i…

Isa.Autor

Ish-trajneri i Argjentinës ankohet: Prej tij humbëm finalen e Kupës së Botës 2014

Sadik.Autor

Leave a Comment