Futboll Kategoria Superiore Sport

RENDITJA NË SUPERIORE/ Tirana kryeson e vetme, ndjek Teuta. “zhytet” Flamurtari (FOTO)

Kategoria Superiore mbylli ditën e sotme javën e saj të katërt, dhe tabela e renditjes pëson sërish ndryshime.

Tirana kryeson me 10 pikë, e vetme në vendin e parë, pas fitores me Skënderbeun, ndërkohë që në kuotën e 8 pikëve ndjek Teuta në vendin e dytë, që u ndal në një barazim me Vllazninë.

Kukësi u mund në Ballsh, dhe tani në vendin e tretë ka sërish 7 pikë, ndërkohë që është pikërisht Bylisi që shkon në vendin e katërt, me po kaq pikë sa verilindorët.

Partizani mbetet në vendin e pestë me 6 pikë, pasi u mund në Laç, ndërsa në kuotë të njëjtë pikësh është edhe Skënderbeu. Në vendin e shtatë renditet Vllaznia me 5 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e tetë me 4 pikë.

Luftëtari mori fitoren e parë ndaj Flamurtarit në kampionat, dhe shkon në kuotën e 3 pikëve, por mbetet sërish në vendin e nëntë, ndërsa në krizë totale janë vlonjatët që mbyllin renditjen. Më poshtë, tabela e renditjes.

 

REZULTATET – JAVA 4

Tirana-Skënderbeu 3-1

Teuta-Vllaznia 0-0

Luftëtari-Flamurtari 2-1

Laçi-Partizani 1-0

Bylis-Kukësi 2-1

RENDITJA – JAVA 4

renditja java 4

Related posts

NDESHJA ME MAKABI HAIFËN/ Rabio: Jemi me Alegrin, të fitojmë dhe të shpresojmë

F.autor

SHKODRAN MUSTAFI ZHGËNJEN PËRSËRI/ Afrimi i verës e turpëron në stërvitjen e parë me klubin… (VIDEO)

Delo.autor

Pellegrini rikthehet në Angli, pranë firmës me skuadrën e “shejtorëve”

Sadik.Autor

Leave a Comment