Futboll Kombëtarja Sport

ROMA GODET NË MINUTËN E FUNDIT/ Vijnë Kalinic dhe Mkhitaryan

Pasi dështoi shpesh herë në tratativat e merkatos së verës, Roma godet me dy blerje të rëndësishme në ditën e fundit. Pasi shiti Patric Schick te Leipzig, klubi verdhekuq mbylli transferimet e Nicola Kalinic dhe Henrik Mkhitaryan. Sulmuesi kroat vjen nga Atletico Madrid me një formulë huazimi me të drejtë blerjen përfundimtare të kartonit në fund të sezonit. Ky është një rikthim për Kalinic, që në Serie A ka luajtur më parë në fillim me Fiorentinën dhe më pas me Milanin.

142344158 0bf1b009 C6e2 433d 9acd 8726a15278ae

Por goditja më e rëndësishme dhe suprizë, ishte huazimi i futbollistit armen. Henrik Mkhitaryan largohet nga Arsenali dhe bashkohet me Romën po me formulë huazimi dhe të drejtë për blerjen e kartonit në fund të sezonit. Dy futbollistët zhvilluan testet mjekësore dhe do të jenë gati për skuadrën pas ndërprjejes së kampionatit.

Related posts

ANALIZON MOMENTIN E VËSHTIRË TË MILAN-IT/ Maldini: Dëmtimet si mallkim, Europa League të na bëhet mësim

Delo.autor

Portogali- Spanjë/ Iberikët shënojnë golin e parë ndaj luzitanve të Ronaldos

Sadik.Autor

I nënvlerësuar, “oktapod”, “alien”/ Ja SUPER goditjet më të mira të Marottës tek Juventusi

Isa.Autor

Leave a Comment