Futboll Sport

SARRI ZGJODHI JUVENTUSIN/ Nëna VENDOSI të mos i FLAS më me gojë

Në mediat italiane është publikuar një intervistë me Aurelio Virgili, i cili ka një miqësi të ngushtë me Mauricio Sarrin dhe është djali i një ish-futbollisti të Fiorentinës. Virgili ka dhënë më tepër detaje për trajnerin aktual të Juventusit, i cili me sa duket është tifoz i ekipit të Fiorentinës. Madje miku i Sarrit ka zbuluar edhe premtimin që ky i fundit i ka bërë, duke i dhënë fjalën se në fund të karrierës së tij do të trajnojë falas klubin nga Fierence.

Por ajo që tërheq më tepër vëmendjen nga ky rrëfim i Virgili është edhe fakti se vendimi i Sarrit për të marrë drejtimin e stolit të Juventusit nuk ka zemëruar vetëm tifozët napoletanë, pasi hatërmbetje ka pasur edhe brenda familjes së vetë teknikut italian. Ishte pikërisht nëna e trajnerit që do i thoshte se nuk do i fliste më me gojë, në momentin kur zbuloi lajmin se Sarri kishte hedhur firmën në kontratë për Juventusin.

Related posts

“Leonardo burrë m**i”/ Dikur i këndonte, së shpejti Gatuzo duhet t’i thotë “shef” (VIDEO)

Sadik.Autor

Ylli i Barcelonës: Ky është tmerri më i madh që më ka ndodhur ndonjëherë

Sadik.Autor

E DHIMBSHME/ Bayern humb mbrojtësin pas një dëmtimi të rëndë, ja sa do të mungojë…

Delo.autor

Leave a Comment