Futboll Premier League Sport

“NUSE” E RE, HUQE TË REJA/ Lampard e nis me “dorë të hekurt” te Evertoni, gjoba të majme lojtarëve për…

Kur në një skuadër vendosen rregullat e përbashkëta, kush nuk i respekton paguan. Është e vetmja mënyrë për të garantuar barazi, pa favorizuar askënd. Frenk Lampard është një trajner që e ka në plan të parë disiplinën.

E ka pasur në “Cobham” kur drejtonte Çelsin dhe e ka treguar që në ditën e tij të parë të punës edhe tek Evertoni. Tekniku 43-vjeçar ka gjobitur një futbollist që u ndal për të lidhur atletet e tij duke u vonuar në mbledhjen me skuadrën.

Një prej lojtarëve mbërriti në takimin në mensë disa sekonda me vonesë për shkak se iu desh të lidhte atletet. Dhe atij iu komunikua se të nesërmen duhet të paguante gjobën në kesh në tavolinën e trajnerit.

“The Sun” ka publikuar edhe listën e gjobave që ka përcaktuar ish-trajneri i Çelsit në qendrën stërvitore “Finch Farm”.

Futbollistët e Evertonit, që në skuadër ka edhe lojtarë të cilëve u pëlqejnë shumë festat si Dele Ali dhe Demarai Grej, duhet të tregohen të kujdesshëm edhe me kodin e veshjes, thyerja e të cilit dënohet me 1000 paund, po aq sa edhe vonesa në takim apo stërvitje si futbollisti që e pësoi pak ditë më parë.

Ndërsa çdo futbollist që përdor telefonin gjatë një takimi apo drekës ose darkës me ekipin do të gjobitet me 2000 paund.

Akoma më e rëndë gjoba për lojtarët që refuzojnë që të udhëtojnë bashkë me skuadrën gjatë kthimit nga transfertat. Fatura për ta do të jetë 5 mijë paund.

Related posts

PLAS TEK TOTTENHAM/ Pochettino paralajmëron Alderweireld: “Askush nuk më bën dot…”

Isa.Autor

LAZIO-MARSEILLE/ Strakosha shpëton Lazio-n me këtë super pritje në sekondat e fundit (VIDEO)

Isa.Autor

Elseid Hysaj drejt largimit/ Napoli gjen zëvendësuesin e mbrojtësit shqiptar

Isa.Autor

Leave a Comment