Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA E PARË HISTORIKE PAS KUALIFIKIMIT/ Vllaznia e pëson nga një penallti në Champions League për femra

Vllaznia e Femrave luajti ditën e sotme sfidën e parë historike, në turin 1/32 të Champions League, pasi u kualifikua si e para në grup.

Përballë skuadrës daneze të Fortuna Hjorring, vajzat shkodrane u mundën minimalisht 0-1, vetëm nga një penallti në pjesën e dytë.

Në fraksionin e parë, Vllaznia provoi që në minutat e para, ndërsa shanse pati edhe Fortuna, që në 45 minuta goditi dy herë shtyllën.

Në të dytën, Fortuna sulmonte më shumë, dhe vetëm në minutën e 67-të, fitoi një penallti pas një ndërhyrje të gabuar brenda zone.

Nga pika e bardhë e mori përsipër Moler, e cila nuk gaboi. Deri në minutat e fundit, Vllaznia u duk e pafuqishme për të barazuar, por ndërkohë mbajti portën të paprekur nga goli i dytë.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit do të luhet në fushën e danezeve, ndaj Vllaznia ka ende shanse për kualifikim.

Related posts

Milan kërkon 40 milionë euro për lojtarin më të mirë në skuadër

Isa.Autor

ATP Rome, Nadal kualifikohet lehtësisht, eliminohet “makthi” Thiem

Sadik.Autor

E BUJSHME/ U premtua premio pas fitores me Teutën, por tek Partizani kanë ngërçe financiare

Delo.autor

Leave a Comment