Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Pazar në Gana, Skënderbeu prezanton talentin 18-vjeçar… (FOTO)

Klubi i Skënderbeut ka prezantuar ditën e sotme zyrtarisht, afrimin e fundit në merkato.

Bëhet fjalë për mesfushorin e qendrës, Emanuel Kofi Esien. 18-vjeçari, i cili luan edhe me ekipin U-21 të Ganëës, ishte paralajamëruar si afrim te korçarët që në muajin gusht, ndërsa tashmë ai ka firmosur për 3 vite tek “ujqërit e dëborës.

Esien është bashkuar ditën e sotme me Skënderbeun, ndërsa do të jetë gati për takimin e javës së katërt ndaj Tiranës.

NJOFTIMI I SKËNDERBEUT

KF Skënderbeu ka nënshkruar sot me talentin Ganez Emmanuel Kofi Essien.

18-Vjeçari i cili luan në qëndër të mesfushës ka nënshkruar sot kontratën që e lidh me klubin bardhekuq për 3 vitet e ardhshme.

Essien është pjesë e ekipin Under21 të kombëtares Ganeze.

——————————

PROFILI I LOJTARIT:

Emri: Emmanuel Kofi Essien

Vëndlindja: Kumasi, Gana

Datëlindja: 2 Korrik 2001

Gjatësia: 1.72 M

Pesha: 68 Kg

Pozicioni: Mesfushor

Related posts

JASIR ASANI ZBULON PLANET PËR MARTESË/ Kush është vajza që i ka vjedhur zemrën

F.autor

PRESTIGJOZJA “ESPN”/ Publikon formacionin më të mirë në botë, ja befasia e madhe (FOTO)

Delo.autor

Koha më e shpejtë e vitit në 100m është një turp, rekordi i Bolt i paarritshëm

Sadik.Autor

Leave a Comment