Futboll Sport

SFIDA ME JUVENTUS/ Zëvendësi i Simeones “ndez” sfidën: Më mirë të vdesim me një shigjetë në gjoks, se në b*thë

Juventusi e luan sfidën e parë në grup në Champions League ndaj Atletikos së Madridit, dhe është zëvendësi i Diego Simeones tek madrilenët, German Burgos, ai i cili “ndez” më shumë sfidën.

Tek Atletiko kanë ardhur shumë lojtarë të rinj këtë merkato, dhe ndeshjet e mëdha duket se vijnë shumë shpejt. Në një postim në “Instagram”, Burgos i bën thirrje lojtarëve të tij që të përgatiten për çdo ndeshje si një finale.

“Kjo është dita e parë e punës për javën që do përgatitemi për dy finale që kemi së shpejti, ndaj Real Sociedadit dhe Juventusit. Mbaj mend pak javë më parë kur dhashë një intervistë para ndeshjes me Getafen, dhe u pyeta se si lojtarët e rinj po përshtaten me Atletikon e Madridit. Dhe u pëgjigja se ata po bënin më të mirën, por ajo që duhet të bëjnë, është të përshtaten më shpejt me peshën e fanellës sonë, dhe të gjithë përgatitjen mendore që duhet për të pasur trupin në një formë të mirë. Me fjalë të tjera, ne e marrim çdo ndeshje si të ishte një finale. Ne përgatitemi për finale. Jo për ndeshje të thjeshta. Kur një lojtar të kuptojë këtë mesazh të qartë, jemi afër arritjes së objektivave, por kjo duhet tani. Dhe gjëja e parë që duhet të futet në mendjen e tyre duhet të jetë kjo frazë: ‘Më mirë të vdes me një shigjetë në kraharor, se sa me një të ngulur në b****’. Duhet të japësh jetën në fushë për shokët dhe kjo të çon te suksesi” – shkruan Burgos.

Related posts

“BËRA NJË GABIM DHE…”/ Fyerje raciste në Maignan para sfidës Juventus-Milan, zbulohet “dënimi” i fajtorit

Delo.autor

MESFUSHORI I “DJALLIT” VENDOS TË ARDHMEN/ Milan arrin marrëveshjen me lojtarin, pranë rinovimin me senatorin…

Delo.autor

Espanyol ‘shokon’ Atl. Madrid në Wanda Metropolitano

Sadik.Autor

Leave a Comment