Futboll Premier League Sport

SHKODRAN MUSTAFI VENDOSI TË QENDROJË/ Emery e ka një koment për këtë, ja reagimi i tij

Ishte pranë largimit nga “Topçinjtë”, këtë ia kërkoi në njëfarë mënyre edhe trajneri, Unai Emery. Por, Shkodran Mustafi vendosi të qëndrojë dhe të luftojë për pozicionin e tij.

Kjo nuk e pengon tani Emery, madje ai beson se Mustafi ka një të ardhme te Arsenali edhe pse deshi ta largojë gjatë verës.

“Mustafi vendosi të jetë këtu dhe kur vendos të jesh këtu, është si çdo tjetër lojtar”, tha Emery.

“Natyrisht, e respektoj vendimin e tij. Kur vendosi unë fola me të dhe i thash, ‘Ju jeni një më shumë në skuadër. Do të punoj me ju si me gjithë lojtarët tjerë”.

“Nuk e di saktësisht se pse vendosi (të qëndrojë), por përderisa ka vendosur të qëndrojë, është një lojtar më shumë në skuadër”.

Mbrojtësi 27-vjeçar është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016. Ai ka bërë 115 për “Topçinjtë”, ka shënuar 8 gola.

Related posts

EURO 2020/ Danimarka bën surprizën e madhe ndaj Zvicrës, Pjanic dopietë me Bosnjën

Delo.autor

“MENDOJ VETËM PËR SEZONIN, TË ARDHMEN NUK E DI ASKUSH”/ Sulmuesi Diaz: Një klub si Milan duhet të luajë në…

Delo.autor

KATAR 2022/ Simulohet shorti, Italia “gjen” Ronaldon në… finale

Delo.autor

Leave a Comment