Futboll La Liga Sport

U LARGUA NGA “CAMP NOU” NË JANAR/ Valverde: Këtë muaj kam parë vetëm Bilbao-Barcelona!

Pas shkarkimit nga stoli i Barcelonës në janar, Ernesto Valverde është shfaqur rrallë në ambientin sportiv spanjoll. Tekniku pranon se këtë kohë po reflekton dhe është shkëputur disi nga futbolli dhe e vetmja ndeshje që ka parë këtë muaj është ajo mes dy ish-klubeve të tij, Bilbaos dhe Barcelonës.

“Nuk kam parë shumë futboll këto javët e fundit, e vetmja ndeshje që e kam parë të plotë është Atletik Bilbao-Barcelona në Kupën e Mbretit”, tregoi ai pas rikthimit në “San Mames” për të marrë pjesë në një forum në Bilbao. Valverde tregon edhe se si po e menaxhon zhgënjimin pas humbjes së vendit të punës:

“Jam përpjekur që të vendos një distancë të vogël mes vetes dhe futbollit. Kur je në një klub, ti lëviz me 200 km/h dhe papritmas ndalon së lëvizuri. Është gjithnjë e vështirë që të shohësh skuadrën që ke stërvitur kohët e fundit kur përpiqesh që të ndërtosh një distancë”. Kohës së tij në “Camp Nou” i erdhi fundi edhe prej eliminimeve të rënda me Romën dhe Liverpulin në Champions, diçka që ish-trajneri i Bilbaos përpiqet ta shpjegojë: “Për mua janë dy gjëra të ndryshme. Në Romë ne nuk e mbyllëm mirë ndeshjen, ndërsa në Liverpul ata shënuan golin e shpejtë që ne donim ta shmangnim. Një gol në të dyja rastet do të na kishte kualifikuar. Liga e Kampioneve është shumë e vështirë për t’u fituar. Të gjithë turnetë varen nga një ndeshje, një situatë, ndërsa kampionati është puna e një viti”.

Valverde, i cili shfaqet me një tjetër pamje në daljen e fundit publike, ku ka lënë edhe mjekër, thotë se është gati për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij: “Të drejtoja Barcelonën ishte një eksperiencë e pabesueshme, jam shumë i kënaqur që isha atje. Por kur firmos kontratën ti e di që gjithçka varet nga rezultatet dhe se trajneri do të jetë gjithnjë përgjegjës. Nuk mendoj nëse jam ndier i trajtuar padrejtësisht.

Çfarë të mire ka të shohësh pas? Jam i interesuar për të parë vetëm përpara, edhe pse nuk kam marrë ende një vendim. Do të nis një aventurë të re. Iniesta më ka folur shumë për Japoninë, kam në plan të shkoj dhe të shoh shumë ndeshje. Dua të jem me kolegë të tjerë dhe të diskutoj me ta problemet dhe situatat e profesionit tonë”.

Related posts

Manchester United dhe City në “luftë” për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Nice-ës

Q.Autor

Napoli pranë firmës me mbrojtësin e njohur, marrëveshja mbahet peng nga…

Isa.Autor

REZULTATET E TRAJNERIT/ Duka: Vlerësim maksimal Panuccit për punën e deritashme në Kombëtare

Isa.Autor

Leave a Comment