Futboll Sport

SHQIPËRI-ISLANDË/ Ish-portieri i Kombëtares Shehi: Reja duket që kërkon fitoren me Islandën sepse…

Ish-portieri i Kombëtares dhe tashmë një teknik, Orges Shehi, foli në mikrofonin e “Supersport” për momentin që po kalon Shqipëria.

Ish-trajneri i Skënderbeut beson se sot do marrim një fitore ndaj Islandës, ndërsa tregon edhe pse funksiononte grupi më herët me De Biazin.

Ndaj Islandës…

Ndeshja me Islandën ka rëndësi për vazhdimësinë. Besoj se sot do bëjmë mirë dhe do marrim rezultatin, edhe pse vijmë nga ajo humbje me Francën.

Formacioni…

Është një ndeshje që vjen vetëm pas 3 ditësh, ndryshimet janë normale. Ishin goxha ndryshime sot. Lenjani në të majtë, Memushaj që shquhet për organizim, që do të thotë se trajneri kërkon fitoren. Edhe dy sulmues, kjo duket qartë që luhet për 3 pikë.

Çfarë ka ndodhur me entuziazmin e Kombëtares?

Brezat ndryshojnë, por atëherë arma jonë më e fortë ka qenë harmonia. Trajneri atëherë përzgjodhi rreth 30 lojtarë që ishim në çdo grumbullim, pavarësisht se luante një apo një tjetër. Kompaktësia e grupit solli rezultatet. Tani kemi brez tjetër, të rinj që premtojnë.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Higuain-Chelsea, tani Sarri bën edhe misteriozin

Delo.autor

PLAS NË ITALI/ GAZETARI: Humbëm 100 mln euro, vetëm për sponsorët e RONALDOS

Isa.Autor

Nico Rosberg rikthehet në pistë, do të garojë në Formula E

Sadik.Autor

Leave a Comment