Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPËRI-ISLANDË/ Flet Rudi Vata: Ju tregoj arsyen pse tifozët e kanë braktisur Kombëtaren

I ftuar në studion e emisionit “Ëndërr Kuq e Zi” në “RTSH”, ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, foli për numrin e paktë të tifozëve, të cilët duket sikur kanë braktisur kuqezinjtë.

Sipas Vatës, tifozët shqiptarë janë larguar sepse janë të pakënaqur nga loja.

“Tifozët janë larguar sepse nuk i ka kënaqur loja! Tifozeria jonë është specifike në llojin e saj. Lumturohet kur kemi rezultate te mirë. Nuk rrinë pranë skuadrës në ditë të vështira. Motivohet vetëm kur kundërshtari është interesant dhe ka vlera. Skuadra islandeze nuk iu jep kënaqësinë që iu jep një skuadër të madhe. Edhe rezultatet negative kanë ndikuar në këtë atmosferë. Kjo atmosferë mund të ndryshojë nëse skuadra jonë bën një paraqitje të mirë dhe krijohet prapë shpresa se ëndrra kuqezi mund të vazhdojë”, u shpreh Vata.

Related posts

Parashikimi-Skedina/ Këto janë ndeshjet që mund tu bëjnë me para sot

Q.Autor

Ndalet Barcelona, 5 pikë diferenca me Atleticon

Q.Autor

ÇUDITË NË “TOKIO 2020″/ Nga basketbollistët që pinë “Vodka”, tek shteti me 63 mijë banorë që fitoi medalje ari

Delo.autor

Leave a Comment