Futboll Sport

SHQIPËRIA GJUNJËZON ISLANDËN NË ELBASAN/ Cikalleshi shënon golin e katërt

Në “Elbasan Arena” po luhet sfida e vlefshme për Grupin H eliminator të “EURO 2020” mes Shqipërisë dhe Islandës.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren minimale 1-0 të Shqipërisë, me golin e shënuar nga Kastriot Dermaku në minutën e 32-të.

Sapo fillon pjesa e dytë Islanda barazon. Në minutën e 47-të Sigurdson ndëshkon kuqezinjtë.

Por është kapiteni Elseid Hysaj i cili i me një kombinim me Manajn kalon përsëri Shqipërinë në avantazh (goli i parë i Hysajt me Kombëtaren).

Sërish islandezët barazojnë në të 58’ me Sigthorson dhe gjithçka nis nga e para.

Nuk ka mbarim kjo sfidë. Odise Roshi në minutën e 78-të me një gjuajtje me të djathtën, me topin që devijohet nga një mbrojtës islandez, shënon golin e tretë për kuqezinjtë.

Vetëm 5 minuta më pas, Sokol Cikalleshi u jep frymëmarrje tanëve me golin e katërt.

 

© SYRI.net

Related posts

Ç’po ndodh/ Brighton i shënon dy gola të shpejtë Man United, Mourinho në “FERR” (VIDEO)

Isa.Autor

MENDON PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Kukësi nis “pazarin” tek Kastrioti, janë 2 synimet e verilindorëve…

Delo.autor

GJESTE ANTI-SPORTIVE/ Disiplina s’fal as për miqësore, Tirana humb dy titullarë

Delo.autor

Leave a Comment