Futboll Kategoria Superiore Sport

SHTOHEN EMOCIONET PËR DERBIN E KRYEQYTETIT/ Mesfushori Mala beson: Tifozët i duam në stadium, shpresoj që t’i…

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit premton spektakël si brenda dhe jashtë fushe.

Sa më shumë kalojnë minutat aq më shumë shtohen emocionet si për tifozët ashtu edhe për lojtarët.

I pranishëm në konferencën e sotme për shtyp, futbollisti i Partizanit, Esat Mala, beson se skuadra e tij do t’ia dalë të triumfojë sërish në derbi, duke vijuar serinë e rezultateve pozitive. Në prononcimin e tij, Mala ka deklarua se nëse do t’i hiqte një futbollist bardhebluve ai do të ishte Ngo.

20-vjeçari nuk ka nguruar të parashikojë edhe lojtarët që do të vendosin këtë përballje duke u shprehur:

“Realisht vitin e kaluar, gjeta golin e parë pikërisht në derbi. Nga ai gol mori për mbarë, si për mua dhe për të gjithë. Besoj këtë vit nuk është se nuk po gjej dot golin. Shanset që kam pasur nuk është se i kam shfrytëzuar dhe normalisht skema nuk është se ka bërë që të mos jem shumë afër portës. Nuk ka rëndësi a shënoj apo jo, rëndësi ka të fitojë ekipi.

Nga ana psikologjike, derbin po e fitove të ndihmon që të jesh me më shumë motiv për ndeshjet e ardhshme. Nëse fitojmë këte derbi gjërat do të ndryshojnë për mirë, ashtu sicc ke kemi përgatitur dhe këtë ndeshje.

Kemi punuar jashtëzakonisht mirë në çdo stërvitje dhe e kemi marrë me qetësi këtë ndeshje, pastaj derbi të motivon vetë. Ka qenë impenjimi shumë i lartë,  mezi e presim këtë ndeshje. Të shohim për formacionin, nuk është vendosur ende, por besoj do të jem titullar.

Kush e vendos këtë derbi? Për mendimin tim, pjesa sulmuese ose mbrojtëse. Çinari, Asani, Solomon, unë, ose Belica, Bitri.

Derbi kundër Bathës – “Kam luajtur edhe vitin e kaluar kundër Bathës, kur luante në Vlorë. Do të jetë ndjenjë e mirë. Besoj se do të jetë një ndienjë e mirë. Të dy kemi qejf që të fitojnë ekipet tona. Por kush lufton më shumë fiton derbin.

Kë do t’i hiqje Tiranës si lojtar- Me thënë të drejtën nuk e di, Ngonë le të themi.

Pozicioni- Trajneri e di ku kam luajtur sezonin e shkuar, ka idetë e veta. Kudo që do të më vendosi do mundohem të jap më të mirën.

Tifozët- I duam ata janë mbështetja jonë. Kur dëgjojmë ata që na mbështesin, marrim energji shtesë edhe nga ata. Shpresoj t’i kënaqim njëherë me lojë dhe rezultat pastaj ata normalisht do e bëjnë punën e vetë, do vijnë në stadium.

Do të jetë një derbi ndryshe apo si më parë- I njëjti film, e njëjta histori…

Related posts

AS RONALDO AS ICARDI/ Golashënuesit në Serie A: Kryesojnë “të panjohurit”

Isa.Autor

MILANI DREJT SHITJES/ Ja kush do të investojë 1 miliard euro për aksionet e klubit

Delo.autor

Sherr në stadiumin e Shkodrës/ Tifozë të Tiranës konfliktohen prej Presidentit Halili

Isa.Autor

Leave a Comment