Futboll Sport

SHTOHEN TELASHET PËR GUARDIOLËN/ Manchester Cityt i dëmtohet edhe një lojtar tjetër

Përveç një starti aspak të duhur në kampionatin anglez, ku ka regjistruar një humbje, një barazim dhe 3 fitore në 5 javët e para, Manchester City po përballet edhe me dëmtime të rëndësishme të futbollistëve.

Që në fillim të sezonit Pep Guardiola humbi për një afat të gjatë gjermanin Leroy Sane dhe francezin Aymeric Laporte, ku veçanërisht dëmtimi i këtij të fundit ishte vërtet shqetësues.

Megjithatë gjendja u bë edhe më e rëndë pas ndeshjes me Norwich, ku City humbi edhe një tjetër qendërmbrojtës, anglezin John Stones, i cili pritet të mungojë për 4-5 javë, sipas asaj që tha Guardiola në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Champions Leagues, përballë Shakhtar Donetsk.

Tashmë trajneri i kampionëve në fuqi të Anglisë ka në dispozicion vetëm një qendërmbrojtës, argjentinasin Nikolas Otamendi, ndërsa mund të përshtatë në atë rol edhe mesfushorin brazilian Fernandinho, por situata është alarmante, në prag të një kalendari të ngjeshur.

Kujtojmë që në vetëm 5 javët e para, Manchester City ka mbetur 5 pikë pas Liverpoolit në renditje dhe nëse dëmtimet në mbrojtje do të sjellin pasoja edhe në rezultatet e javëve në vijim, atëherë “qytetarët” mund t’i thonë lamtumirë titullit brenda vitit 2019.

Related posts

Xhudistja kosovare medalje të argjendtë në Lojërat Mesdhetare

Isa.Autor

ANCELOTTI ME “DHIMBJE KOKE”/ Dëmtohet Hysaj dhe Mertens

F.autor

ÇMEDURIA E MERKATOS/ Barcelona dhe Arsenal bëjnë gati një shkëmbim të bujshëm

Isa.Autor

Leave a Comment