La Liga Sport

SPEKTAKËL NË DERBIN E KRYEQYTETIT/ Lazio dhe Roma ndajnë pikët në “PAQE” (VIDEO)

Është mbyllur në barazim 1-1 derbi i kryeqytetit mes Lacios dhe Romës. Një përballje tepër emocionuese, teksa në fund, skuadrat arritën të dilnin nga fusha me nga 1 pikë secila.

Roma kaloi e para në avantazh me anë të serbit Kolarov, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 17-të. Pas këtij momenti. menjëherë lacialët u hodhën në sulm, por ishin të pafat, teksa në vetëm dy minuta goditën dy herë shtyllën me Imobilen dhe Korrean.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e skuadrës së Fonsekës, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, lacialët arritën të barazonin shifrat me  Luis Alberton i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 59-të.

iNZAGI FONSEKA

Titullar në përballjen e sotme ishte dhe gardiani i Kombëtares, Thomas Strakosha, i cili bëri një paraqitje dinjitoze. Me këtë barazim, Lacio u ngjit në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Roma ka arritur të grumbullojë 2 pikë, pas përfundimit të javës së dytë.

Related posts

E KRYER/ Zyrtarizimi çështje orësh, SKËNDERBEU gati rikthimin e madh

Isa.Autor

Dovizioso: Besoj te titulli, në pistën e Mugello vetëm për fitore

Sadik.Autor

REFLEKTON INTERI/ Lukaku fut në mendime drejtuesit, huazimi nuk është më i sigurt

F.autor

Leave a Comment