Futboll Sport

I ZHGËNJYER PAS HUMBJES ME SHQIPËRINË/ Trajneri i Andorrës: Gabuam shumë, një aksion na ndëshkoi

Trajneri i Andorrës, Koldo Alvarez u shfaq tejet i zhgënjyer pas humbjes 3-0 ndaj Shqipërisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit.

“Shqipëria na dëmtoi me dy aksionet e para, na vrau shumë. Një top i ndaluar nga goditja e dënimit dhe një aksion ku mbrojtja jonë, u tregua e gjorë. Kjo e lejoi Shqipërinë që ta kishte ndeshjen në favorin e saj.Pasi pësuam edhe golin e dytë, ne reaguam mirë. U rikthyem në linjën e duhur dhe në vendosjen tonë, u rritëm shumë. Ishte shumë e vështirë për ne që të kishim topin në këmbë, por kemi bërë punë të mirë për shumë minuta.

Duhet të jemi më të matur që të mos pësojmë gola në minutat e fundit. Kemi bërë punë shumë të mirë për 60 minuta dhe një aksion, ta hedh gjithë punën në tokë. Kjo nuk ka për të na dërguar askund”, u shpreh Alvarez.

Related posts

Marrëveshja pezull/ Tirana dhe Ze Maria nuk janë në një “mendje” për merkaton

Sadik.Autor

FITOI KAMPIONATIN BRAZILIAN ME FLAMENGON/ Gabigol i “shkel” syrin Spanjës: Jam gati të lë shenjë në…

Delo.autor

“PLESHTI” FITOI PËR TË GJASHTËN HERË “TOPIN E ARTË”/ Klopp nuk e shmang polemikën: Duhet të fitonte…

Delo.autor

Leave a Comment