Futboll Seria A Sport

“TANI JUVENTUS NUK NA INTERESON”/ Marcelo Brozovic “thumbon”: Duam t’i tregojmë forcën gjigantit…

Vërshëllima finale e Xhanpaolo Kalvarezes solli Marselo Brozoviçin përpara mikrofonave të “Sky Sports”, për të komentuar fitoren e radhës kundër Sampdorias. Fantastik asisti i tij për golin që vulosi triumfin:

“Asisti për Galjardinin vlen sa dy golat e parë të shënuar. Luajtëm një ndeshje të mirë, duke vuajtur ndoshta pas kartonit të kuq pak të ekzagjeruar, por arritëm të fitojmë dhe kjo është e rëndësishme”. Por cili është sekreti i këtij starti perfekt të kampionatit për zikaltrit?

“Antonio Konte thotë atë që duhet të bëjmë në stërvitje. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë në fushë dhe duket. E treguam edhe në këtë ndeshje”, shtoi kroati, skuadra e të cilit tani ka Juventusin në horizont: “Tani nuk na interesojnë.

Na pret ndeshja me Barcelonën në Champions. Janë një prej skuadrave më të forta në botë dhe duam të tregojmë se edhe ne jemi në majë”.

Related posts

PSG-BAYERN MUNICH/ Ylli Mbappe paralajmëron bavarezët, fjalë dhe për Neuer (VIDEO)

Delo.autor

KOEMAN NIS SPASTRIMET TEK BARCELONA/ Pas Suarez, edhe 2 lojtarëve u tregohet dera!

Delo.autor

LEGJENDA E MILANIT FLET PËR BASHKËKOMBASIN E TIJ/ Kaka nuk ka dyshime: Ai do të shkruajë historinë…

Delo.autor

Leave a Comment