Futboll La Liga Sport

“NË TË GJITHË DERBET E BOTËS NDODHIN INCIDENTE”/ Flet Andi Lila: Partizani po i trembet ndeshjes…

Futbollisti i Tiranës, Andi Lila, nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e sotme ndaj Partizanit. Në prononcimin para ndeshjes, futbollisti i Kombëtares, foli edhe për incidentin e ndodhur, duke u shprehur:

“Në gjithë botën priten të tilla incidente. Sot është një reklamë për futbollin shqiptar. E kemi ngritur zërin që me incidentin që ndodhi në Shkodër. Forcat e rendit duhet të jenë me patjetër në stadium. Ose ligji të përforcohet që dikush që futet në fushë të shkojë në burg. Kjo është bukuria e derbit, mund të ketë 2 pjesëtarë të familjes, njëri me Tiranën, tjetrin me Partizanin. Duhet të ketë edhe fair-play. Tifozët duhet t’i japin tonin. Është nga ato ndeshje ku ti nuk ndjen lodhje. Ka adrenalinë.

Derbi është një moment që nga të gjithë tifozët pritet me padurim. Sot është dita që Tirana të fitojë.  Partizani ka frikën e Tiranës në këtë derbi pasi sot Tirana ka shanset për të fituar duke parë formën. Derbi ka adrenalinë të jashtëzakonshme. Unë për momentin jam futbollist i Tiranës. Të fitojë më i miri”, u shpreh Lila.

Related posts

LAJM I ËMBËL/ Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij së shpejti do…

F.autor

Inter beson se është e mundshme marrëveshja për sulmuesin e Liverpoolit

Q.Autor

PARTIZANI I DAJËS/ Bardhi dhe Idrizaj më të aktivizuarit. Shënojnë të gjithë sulmuesit

Delo.autor

Leave a Comment