Champions League Futboll Sport

“TË ZBAVITEMI NË CHAMPIONS”/ Flet Mauricio Sarri: Conte? Mendoj se ia kanë…

Mauricio Sarri nuk del me deklarata të bujshme në vigjilje të nisjes së aventurës në Champions.

Në konferencën për shtyp para takimit të nesërm ndaj Atletikos së Madridit, trajneri i Juventusit i bëri thirrje lojtarëve të kënaqen në këtë kompeticion.

PJANIÇ – Ai është gati. Mjekët kanë përjashtuar dëmtim muskular. Do e vendos nesër nëse do luajë apo jo.

CHAMPIONS FIKSIM? –  Ne nuk dëgjojmë pritshmëritë që kanë të tjerët. Jemi Juventusi dhe futemi për të fituar në çdo kompeticion. E dimë edhe se kundërshtarët kanë nivele që në këto momente, futbolli italian nuk i arrin dot. Duhet të futemi me përkushtim në ndeshje, por edhe të zbavitemi.

KONTE – Unë nga ana e të fortëve? Nuk kam dëgjuar çfarë ka thënë sepse po festoja ditëlindjen e gruas. Mendoj se Kontes ia kanë shpjeguar gabim fjalët e mia. Unë u përgjigja për një pyetje rreth Juves, nuk përmenda njeri tjetër.

FAVORIT – Ne e nisim Championsin për ta fituar. Ka 5 ekipe favorite. Edhe Atletiko lojtarë të një niveli të lartë, dhe në 90 minuta mund të fitojë ndaj çdo ekipi. Deri në fund duhet edhe pak fat.

KHEDIRA E MATUIDI – Nuk dua që këta dy lojtarë të nënvlerësohen. Khedira është një lojtar global,  që mund të driblojë edhe të nisë aksione. Matuidi është kampion bote. Po shoh mirë në stërvitje edhe Ramsein e Rabio, të cilët muajt e fundit nuk janë aktivizuar shumë. Ata po bëjnë mirë në stërvitje.

Related posts

Botërori 2018/ Federata me superpremio nëse Brazili fiton titullin

Sadik.Autor

PARADOKSI TEK PARTIZANI/ Tre muaj “pauzë”, trajneri Daja e ndërton ekipin vetëm në fund

Delo.autor

Parashikimi/ 4 ndeshje për sot. Ja skedina që mund tu bëjnë me para

Q.Autor

Leave a Comment